Shtetkalbja asht shpirti i së keqes sonë. Ai që do të duhej të ishte e mira jonë, Shteti dhe gjithçka që përfaqson rendin, ligjin, paqën sociale, mirëqënien, përmban në vetvete nji princip thellësisht korruptues, nji energji të personifikueme, e cila në këto dekada nuk na ka ndalë vendnumrò, por na ka ba që të ecim përditë nga pak drejt humnerës. Në ketë vështrim parenteza tragjike e komunizmit përban vetëm fazën parapërgatitëse të këtij akti makabër që duket se i paraprin shkrimjes sonë si entitet.
Tek ne e mira si veprim politik, si frenim i së keqes që rrezikon me na zhdukë nji të nesërme si komb, asht kthye në diçka rapsodike, asht ba gati nji anomali. Nuk kemi asnji “hero” të sajin. Janë flijue dhe vijojnë të flijohen me mijra shqiptarë, por nuk ka heronj të së mirës. Nuk ka në këto dekadat e fundit njerëz që të jenë flijue pse i kanë rezistue në mënyrë aktive vrullit korruptiv gjithëpërfshimës në politikë.
Nga ana tjetër e keqja vepron në mënyrë kapilare. Transversalisht e në nivele të ndryshme ajo forcon bindjen se “ky vend nuk bahet kurrë”, se të gjithë janë njilloj: viktimat dhe ndytësinat që ecin krah nesh.
Çështja e mbijetesës sonë si popull nuk ka të bajnë me rrezikun e nji epidemie misterioze që do të na zhdukte mbas 100 vjetësh apo me nji emigrim masiv siç ndodhte në kohnat e hershme. Çfarë të ardhmjet mund të ketë nji komb i vonuem me kaq shumë njerëz të zvetnuem që dalin gjithnji të parët? A do të mund t’i bajnë ballë trysnisë së kohnave që po ndryshojnë në mënyrë radikale nji kulturë pothuejse e paqytetnueme si kjo e jona?
E çka do të mbetej prej nesh në qoftë se do të zhdukeshim mbas nji shekulli? Mos drueni, pse deri atëherë po të ecet me ketë ritëm, rrënojat antike, statujat, mbishkrimet, ikonat, afresket dhe të gjitha monumentet e vlerta të kulturës o do të jenë betonizue nën pallate të mnershme ose do të jenë vjedhë e shitë prej të apasionuemëve të Cartier-izmit dhe prej gopçave tjerë. Korrupsioni dhe antishteti deri atëherë do t’ia kenë ndryshue trajtat kombit tonë, tue na kthye në nji koloni endacakësh pa rranjë, pa kulturë dhe pa të ardhme.
A thue do të mbeten si monumente të nji qytetnimi të zhdukun ndërtimet pa leje në bregdet, vilat kitsch të banditëve që kanë ulë në gjunjë Shtetin, rrënojat e uzinave të shituna për skrap, togat e zeza të gjyqtarëve me xhepat si thasë, fishat e kazinove që mbajnë ende gjurmët e gishtave të vrasësve dhe grabitësve tanë, rrugët e rrezikshme ku kanë lanë kokën mijra shqiptarë! Çka asht prodhue në këto vite që të mund t’i rezistojë kohës? Asgja.
Fundi ynë nuk do të vinte prej nji epidemie por do të ishte fundi i nji populli që vdes politikisht. Nji vdekje që do të krijonte nji zbrazti të përkohshme, pse për pasojë të ligjit të enëve komunikuese, mbetjet do të integroheshin si kufomë politike në nji trup ma të madh politik që e toleron të keqen tue e transformue në pakuptimësinë e saj.
Ajo që kemi shmangë për shekuj të tanë rrezikon me na ndodhë nji të nesërme të afërt. Do të vdisnim si identitet, si qenje, si gjuhë, si kujtesë historike. Dhe në ketë katastrofë që na rrin mbi kokë si shpata e Damokleut, anmiqtë tanë kryesorë janë ata që kanë ba transfuzionin topitës të së keqes-antishtet në venat e Shtetit, ata që kanë injektue atë lang marramendës që shkakton nji vdekje të ngadaltë por të pashmangshme. Antishteti në këto dy dekada na ka përmbytë me nulitetin e tij politik. Asht shumë e trishtueshme me u pohue por ecejaket tona zgjedhore prej ramjes së komunizmit e deri vjet, kur lindi nji fije shprese, kanë qenë vetëm nji humbje kohe.
Nji kancer i padukshëm në tanësinë e vet ka kaplue çdo ind të Shtetit. Asht e vështirë me dalë prej kësaj situate pse vetë sëmundja asht kthye në gjendjen tonë normale. Sesa e vështirë asht me u shkundë prej kësaj gjendje komatoze e tregon edhe impasse ku ndodhemi sot. Forcat e antishtetit barabiten e madje hera herës janë ma të gjalla se vetë vullneti i Shtetit.
Nuk mund të shpresohet për asnji çast në aradhën e të korruptuemve. Mbreti Mida në antikitet kishte fuqinë me kthye në ar çdo gja që prekte, kurse këta edhe pse veshen në ar prej krejet në kambë, mbesin vemje dhe çkado që të prekin në shoqni dhe në sistem e transformojnë në jashtëqitje.
Kjo shtresë, sado fuqi të ketë, nuk mund të përdoret kurrë instrumentalisht për me arritë qëllime fisnike. Interesat e tyne meskine që kundërmojnë erë kufomash nuk përkojnë kurrsesi me interesat politike të Shtetit, prandaj duhet guxim dhe mbi të gjitha duhet me rrezikue për me i çfarosë. Për dy dekada antishteti ka kultivue nji shoqni me ndjenjën e pasigurisë. Të pasigurtë janë madje edhe ata vetë, banditët, miliardat e mshehuna të të cilëve rrezikojnë nga çasti në çast me u kthye në oksigjen për ndonji shtet të falimentuem ku janë depozitue, të pasigurtë të tjerët që janë stërlodhë tashma prej zhgënjimesh të njimbasnjishme.
Kafshët nuk dëshpërohen për të ardhmen, ne kemi të drejtën me u dëshpërue pse jemi në kërkim të nji arsyeje për me shpresue. Tek ne nuk mungojnë njerëzit vullnetmirë, madje as të aftit me punue, mungon guximi me rrezikue seriozisht për me shkatrrue me anën e pushtetit të ligjit antishtetin që na rrethon haptas. Duhet përdorë pa vonesë nji forcë e proporcionueme spastruese që të përlajë në të gjitha segmentet e Shtetit, tue nisë prej majes ma të naltë, garantët e së keqes. Vetëm kështu mund të rithemelohet Shteti i së drejtës. Masat gjysmake zgjasin pafundësisht pasigurinë dhe nuk e largojnë katastrofën, pritja stërmunduese ushqen vetëm të keqen. Duhen energji dhe mbi të gjitha duhet guximi me rrezikue karrierën, reputacionin dhe vetë jetën për me e zhbî antishtetin që kemi mes nesh.
Ketë guxim duhet ta tregojë sot kryeministri i vendit, pse mundësia jepet vetëm nji herë dhe humbja e saj asht shumë ma keq sesa mungesa e çdo mundësie.
Shkrimi u publikua sot 3 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com