Turizmi ndez motorët para verës, Shqipëria priti më shumë vizitorë muajin e kaluar në raport me vjet. Nga bregdeti te qytetet muze dhe Alpet, në prill vendi u vizitua nga 891 mijë të huaj ose rreth 8.8% rritje në krahasim me vjet.
Por edhe shqiptarët nuk i kanë ndalur udhëtimet, pavarësisht pasigurive prej çmimeve që priten më të larta prej luftës.
Ndërsa si periudhë 4-mujore sipas të dhënave të INSTAT në vend kanë ardhur 2.569.195 të huaj në rritje me 5.1% krahasuar me vitin 2025, duke treguar për një qëndrueshmëri në një prej sektorëve më të rëndësishëm në ekonominë e vendit.
Rajoni vijon të jetë furnizuesi kryesor i Shqipërisë me turistë të huaj. Referuar shifrave vetëm nga Kosova në këtë 4 mujor kanë ardhur 900 mijë vizitorë, për të vijuar më tej me 344 mijë italianë, 227 mijë nga Greqia dhe më pas është Maqedonia e Veriut me 215 mijë vizitor dhe Mali i Zi me 207 mijë të hyrë nga janari deri në prill në Shqipëri.
Italia 344,121
Greqia 227,433
RMV 215,296
Mali i Zi 207,301
Raporti i INSTAT
Gjatë muajit Prill 2026, rezultojnë të kenë hyrë, në territorin e Republikës së Shqipërisë, 1.617.841 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Ky tregues ka pësuar një rritje me 8,8 %, krahasuar me Prill 2025.
Gjithashtu, 1.602.018 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 7,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
* Shtetas shqiptarë: 726.427 (rritje me 8,7 %)
* Shtetas të huaj: 891.414 (rritje me 8,8 %)
* Shtetas shqiptarë: 742.088 (rritje me 8,5 %)
* Shtetas të huaj: 859.930 (rritje me 7,3 %)
Komente







