Mesa duket kompania gjigande Kaliforniane e teknologjisë nuk lë asnjë mundësi t’i shkojë dëm, pasi është shfaqur e 'vetëftuar' në Javën e Modës në Paris për të prezantuar orën më të fundit teknologjike të bërë publike vetëm pak muaj më parë.
Kjo ishte një ngjarje surprizë për të gjithë, megjithatë fansat e Apple reaguan mjaft shpejtë duke krijuar në pak kohë rradhë të gjata për të parë dhe provuar nga afër një nga orat e vlerësuara si arritje dhe risi teknologjike.
E vendosur vetëm pak metra larg vendit ku zhvillohet sfilata e Channelit duket se kjo zgjedhje nuk ka qenë shumë e rastësishme. Një nga fansat më të mëdhenj të Apple, siç ai e quan veten Darshan Mehta, tregon se sapo e mori vesh nëpërmjet internetit që Apple ndodhej në Paris për të prezantuar orën inteligjente iWatch, vendosi të kalonte me patjetër.
Dizenjuesit e orës e kanë realizuar atë në një mënyrë për të qenë njëkohësisht një pajisje teknologjike dhe një aksesor mode. Apple I ka shndërruar produktet e saj në objekte luksi dhe mode, apo dhe në simbole të tendencave të fundit.
Ora kushton 349 dollarë dhe pavarsisht çmimit të arsyeshëm, shumë kritikë shprehen se ajo ka një format shumë mashkullor dhe kjo do t’a limitojë shitjen e saj në një treg më të gjërë unisex.
Parizieni Alexsandre Beaussier, i cili mezi po priste për të patur mundësinë e të provuarit orën iWatch, shprehet se Apple ka gjetur një zgjidhje mjaft efikase për të promovuar produktin e tyre në një event mode ku stili miksohet me teknologjinë për të patur diçka dhe funskionale por dhe shumë trendi, dhe reklama që do t’I bëhet nëpër faqe blogerash dhe rrjetet sociale mund të konsiderohet që tani shumë e suksesshme.
Ora ka disa variante përdorimi, sportive, luksoze dhe standarte dhe varion nga argjend, në të punuar me pllaka floriri, por dhe me ngjyra fashion si pink, e kuqe e ndezur dhe blu.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com