XHEDAH (Arabi Saudite), 11 shtator /ATSH-AFP/ - Dhjetë vende arabe pranuan sot të angazhohen në krah të SHBA-së në luftën kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri, sipas një komunikate të publikuar në përfundim të mbledhjes në Xhedah, në prani të sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry.
"Ky angazhim mund të përfshijë një pjesëmarrje në një koalicion të koordinuar ushtarak", theksohet në këtë komunikatë.
"Arabia Saudite, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Katari, Omani, Egjipti, Iraku, Jordania, Libani dhe SHBA-ja deklaruan angazhimin e tyre specifik për të qenë të bashkuar kundër kërcënimit që sjell për rajonin dhe botën terrorizmi në të gjitha format e tij duke përfshirë edhe të ashtuquajturin Shteti Islamik", thuhet në këtë tekst.
Mbledhja në Xhedah, në perëndim të Arabisë Saudite, u mbajt në nivel ministrash të Punëve të Jashtme, ku ishte i pranishëm edhe John Kerry, ndërsa një ditë më parë presidentit Barack Obama u shpreh i gatshëm për të sulmuar pozicionet e Shtetit Islamik në Siri dhe për zgjerimin e tyre në më shumë se një muaj në Irak./
/G.S/ a.jor.