Pas fitores në ndeshjen e tyre në grup kundër Argjentinës, të gjithë lojtarët e Arabisë Saudite do të shpërblehen me një Rolls Royce secili. Shpërblimi aspak i kursyer vjen nga princi i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman Al Saud, i cili do t’u japë atyre nga një Rolls Royce Phantom secilit.

Lojtarët saudit përmbysën rezultatin duke marrë një fitore shokuese me Argjentinën e Leo Messi-t.

Pas fitores, Mbreti Salman i Arabisë Saudite shpalli një festë publike në vend për të shënuar fitoren mahnitëse të kombëtares.