Arabia Saudite përgatitet për Botërorin 2034, zbulohet projekti fitues për stadiumin e finales! Do ketë 92 mijë ulëse

Arabia Saudite përgatitet për Botërorin 2034, zbulohet projekti fitues për stadiumin e finales! Do ketë 92 mijë ulëse

Projekti i stadiumit “King Salman” në Riad

Arabia Saudite ka nisur punën dhe përgatitjet për Botërorin e vitit 2034. Sauditët po investojnë sa i përket stadiumeve, për të pritur eventin madhor dhe më të rëndësishëm në rang kombëtaresh.

Në vitin 2029, Arabia Saudite do të ketë gati një nga stadiumet më të bukur në botë, ose ndoshta më të bukurin. Studio “Populous”, është shpallur fituese për ndërtimin e stadiumit të ri me 92 mijë vende. “King Salman” në Riad do të jetë stadiumi më i madh në Arabinë Saudite dhe ai i finales.

Stadiumi do të ketë edhe disa pishina të përmasave olimpike, por jo vetëm. Ndër të tjera, përfshihen edhe një sallë pritjeje dhe rreth 2,500 vende parkimi. Projekti përfshin gjithashtu objekte tregtare, fusha futbolli, një zonë tifozësh dhe një stadium me një pistë atletike.

Ndërtimi i stadiumit, është në kuadër të përgatitjeve për Botërorin e vitit 2034, që pritet të mbahet në Arabinë Saudite, edhe pse ende nuk ka një fitues, por me gjasë FIFA do ia besojë sauditëve këtë turne.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës