Arapi ikën nga Partizani,
dy sezone te Boluspo

Arapi ikën nga Partizani,<br />dy sezone te Boluspo
Renato Arapi nis një aventurë të re në karrierën e tij. 29-vjeçari i lindur ka nënshkruar për dy sezone me skuadrën turke të Boluspor, duke nisur kështu aventurën e tij të dytë larg Shqipërisë.

Mbrojtësi durrsak u bashkua me Partizanin gjatë kësaj vere duke marrë pjesë në ndeshjet europiane të të kuqve por aventura me kryeqytetasit zgjati vetëm pak muaj pasi tashmë ai do ta vazhdojë karrierën në Ligën e Dytë Turke për dy sezonet e ardhshme.

Bisedimet mes palëve kishin nisur prej kohësh por klubi turk dhe mbrojtësi shqiptar e gjetën gjuhën e përbashkët vetëm gjatë orëve të fundit, duke hedhur të zezën mbi të bardhë.

Arapi e arriti kulmin e karrierës në radhët e Skënderbeut ku  u transferua në vitin 2010 dhe arriti të shpallej 6 herë rresht kampion i Shqipërisë me fanellën bardhekuqe. Arapi e nisi karrierën si profesionist në vitin 2003 me fanellën e Dinamos dhe më pas u aktivizua me Erzenin, Besën, Silkeborgun në Danimarkë, Shkumbinin dhe me Skënderbeun në Korçë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron