Arbër Hajdari dhe Fundjavë Ndryshe
në ndihmë të të moshuarës 

Arbër Hajdari dhe Fundjavë Ndryshe<br />në ndihmë të të moshuarës 
Arbër Hajdari, që tashmë është kthyer në personin që ndihmon personat në nevojë, këto ditë është ndalur tek një e moshuar e cila jeton e vetme dhe në varfëri të tejskajshme.

Për këtë nënë të vetmuar, ai dhe Fundjavë Ndryshe i kanë ardhur në ndihmë duke i siguruar asaj ushqim dhe të mira material, ndërkohë që përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ai thotë se do të kthehet sërish për ta ndihmuar të moshuarën.

Arbër Hajdari në 27 tetor 2015 themeloi Fondacionin "Fundjavë Ndryshe" që ka për synim sensibilizimin e shoqërisë në bamirësi. Ai është pjesëmarrës në organizime vullnetare për të ndihmuar grupet vulnerabël.
 
Ja statusi i tij në Facebook
Nënë Sadija ka pasur një djalë 30 vjeç që për shkak të një sëmundje nuk jeton më. Është e tmerrshme të shikosh një plakë të vetme kundër asaj varfërie ekstreme, disa ditë pa ngrënë. Ne kemi qenë në shtëpinë e saj duke i siguruar ushqim dhe të mira materiale. Kemi vendosur që ti rikthehemi sa herë ajo të ketë nevojë për ne.”

arber hajdari

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Kievi lëshon ‘shi’ dronësh ndaj Moskës! Forcat ruse bombardojnë një depo municioni në Ukrainë

Lufta/ Kievi lëshon ‘shi’ dronësh ndaj Moskës! Forcat ruse bombardojnë një depo municioni në Ukrainë