Arbana Osmani rrëfehet për ndryshimin e jetës pasi u bë nënë: Fëmija i parë ishte tranzicion i madh, mendova se isha e përgatitur

Arbana Osmani rrëfehet për ndryshimin e jetës pasi u bë nënë: Fëmija i parë ishte tranzicion i madh, mendova se isha e përgatitur

Arbana Osmani

Moderatorja Arbana Osmani ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram ku ka folur për jetën e saj personale.

Një ndjekëse e pyeti moderatoren se cili ka qenë tranzicioni apo ndryshimi më i vështirë në jetën e saj, fëmija i parë apo fëmija i dytë e në vazhdim. Ndërsa Arbana është përgjigjur duke cituar fjalët e partnerit të saj Eduard Grishaj. Për të është njësoj si të ketë një apo më shumë fëmijë ndërsa për moderatoren, fëmija i parë ka sjellë shumë ndryshim në jetën e saj.

“Edi thotë si dy, si 4, si 5 njësoj janë. Por nuk i vë ai në gjumë të kuptohemi. As nuk i shikon kur duhet të bëjnë vaksinat a të marrin mjekim. 0-1 ka qenë tranizicion shumë i madh për mua. Mendova se isha e përgatitur për atë por kuptova se të gjithë librat që kisha lexuar për shtatzëninë ndihmuan pak për asgjë”- shkruan moderatorja.

Arbana Osmani dhe Eduart Grushaj janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Moderatorja nuk ka zbuluar nëse është në pritje të një djali apo një vajze, ndërsa fëmija i parë është djalë dhe e kanë pagëzuar me emrin Diell. Moderatorja ka dhe një djalë nga martesa e parë që e ka pagëzuar me emrin Jon.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë