Ahmetaj nën hetim për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash dhe përfitime të paligjshme! SPAK merr në pyetje ish gruan dhe persona të tjerë

Arben Ahmetaj është nën hetim nga SPAK për 4 akuza të rënda. Report Tv mëson se ekskluzivisht se Prokuroria e Posaçme regjistruar ndaj tij me akuzat e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit, pastrimit të parave dhe përfitmit të paligjshëm të interesave. Mësohet se SPAK ka bashkuar dy procedime ndarjen e fraksionit për inceneratorin e Elbasanit ku po hetohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion dhe pastrim parash pas kallëzimit qe i është bërë për vilën në Hamallaj. Në lidhje me pasuritë SPAK ka marrë në pyetje shumë persona mes të cilëve edhe ish bashkëshorten e cila ka deklaruar se ka në pronësi vetëm shtëpinë në ish bllok ndërsa vila në Palasë nuk është e saja.

Report Tv raportoi eskluzivisht pak ditë më parë se Arben Ahmetaj i cilësoi të paligjshme kontrollet që janë bërë nga Byroja Kombëtare e Hetimit e SPAK në vilat në pronësi të bashkëjetueses së tij dhe ish gruas. Ahmetaj përmes një ankimi në GJKKO-në e Apelit thotë se e para kontrolli në një prej vilave minimalisht është anti kushtetues pasi nuk është marrë leje nga Kuvendi duke qenë se ai është deputet dhe jeton aty.  Sipas Ahmetaj njëkohësisht bashkëjetuesja nuk është informuar paraprakisht për të pasur praninë e një mbrojtësi ligjor. 

Kujtojmë se SPAK po heton ish ministrin Arben Ahmetaj në kuadër të procedimit 277/1. Ky procedim është një fraksion hetimor për çështjen e inceneratorëve. Në kuadër të hetimeve, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbarkuar për kontroll në disa nga pasuritë në emër të bashkëshortes së Arben Ahmetaj, Albina Mançka dhe të bashkëjetuese Erjola Hoxha. Gjatë kontrollit tek vila në zonën e Hamallajt, u sekuestruan 30 mijë euro dhe një sërë dokumentesh. Ndërkohë në shtëpinë e ish-bashkëshortes u sekuestruan vetëm disa dokumente.

Pasuria e Arben Ahmetajt në sitë
Dy ditë më parë, Report Tv raportoi ekskluzivisht se ndaj Arben Ahmetajt ka nisur një hetim pasuror. Report Tv ka siguruar listën e plotë të pronave  që SPAK po heton. Së bashku me dokumentacionin e ndërtimit të objekteve SPAK ka sekuestruar edhe dokumentacionin për arredimin e të gjitha këtyre pronave. Identifikimi i pronave fizike e veçanërisht vilave, si dhe marrja e informacionit  ne mos të dhënave dokumentare që provojnë shumën e investuar  si në ndërtimin ashtu edhe të arredimit të tyre nga Ahmetaj dhe familjaret e tij që përbën një provë që ish-ministri po hetohet për pastrim parash.

Pronat e përmendura
Vilë e Albina Manckas, në zonën e Rolling Hills (Vila A00)
"Vila 22"  në Valamar, në ngarkim të Erjola Hoxhës (Building Design Vila Vale Mar 0765).  
Apartamenti në Kompleksin "Valamar", Interior Design. porositur nga Erjola Hoxha
Vilë Nr. 73 Green Coast (Interior Desigh 1037
Banesë e Albina Manckës në pallatin "Tuborg", në zonën e Bllokut

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:05
Të gjitha nenet për të cilat akuzohet Arben Ahmetaj, ja sa vite burg rrezikon ish Zv. kryeministri

1678203609_finalprojekt.00384405.Still019.jpg

Hetimi ndaj ish zv. Kryeministrit Arben Ahmetaj për çështjen e inceneratorëve tashmë është bashkuar me denoncimin e bërë ndaj tij për fshehje të ardhurash. Tashmë deputeti socialist akuzohet për plot 4 akuza që rëndojnë mbi të. Por sa vite burg rrezikon Ahmetaj nëse do të provohej se ishte fajtor dhe do të dënohej? Ish-ministri akuzohet për shpërdorim detyre dhe nëse do të shpallej fajtor për këtë akuzë rrezikon deri në 7 vite burg. Akuzat tjetër ajo e korrupsionit pasi të zyrtarëve të lartë është akuza që  Ahmetajt  plot 12 vite burg nëse do të dënohej nga gjykata. Ish-ministri akuzohet edhe në bazë të nenit 257 të Kodit Penal, për përfitim të paligjshëm të interesave që parashikon dënim deri në 4 vite burg. Dhe akuza e fundit është ajo e pastrimit të parave e parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal që për të cilën ish ministri rrezikon deri në 15 vite burg.

Neni 248: Shpërdorimi i detyrës

Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet.

Neni 260: Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë

Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt apo i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga funksionari i lartë shtetëror ose i zgjedhuri vendor, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet.

Neni 257: Përfitimi i paligjshëm i interesave

Mbajtja, ruajtja ose marrja e drejtëpërdrejtë ose e tërthortë, nga persona me funksione shtetërore apo shërbim publik, i një interesi të çfarëdoshëm në një ndërmarrje ose operacion, në të cilat në momentin e kryerjes së veprimit ka pasur detyrën e mbikqyrjes, administrimit ose likuidimit, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në katër vjet.

Neni 287: Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale

Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, nëpërmjet:

  • a) këmbimit ose transferimit të pasurisë, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të saj, duke ditur se kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;
  • b) fshehjes ose mbulimit të natyrës së vërtetë, burimit, vendndodhjes, disponimit, zhvendosjes, pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penal ose i veprimtarisë kriminale;
  • c) fitimit të pronësisë, posedimit ose përdorimit të pasurisë, duke e ditur në çastin e marrjes në dorëzim të saj, që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;
  • ç) kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave;
  • d) investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të parave a sendeve, duke ditur se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale;
  • dh) këshillimit, ndihmës, nxitjes ose thirrjes publike për kryerjen e secilës prej veprave të përcaktuara më sipër;

- dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Kur kjo vepër kryhet gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. E njëjta vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet me burgim.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinji: 23/03/2023 14:17

    Qerrata i madh ky shefi i ASPAK-ut.Ka zbuluar se Ben Ahmetajn e ndau gruan ne 2015,per te fshehur vilen qe ajo morì ne 2022,si nje prej trashegintareve ku u ndertuan komplekset e vilave ne plazhin e gjiut te Lalesit.kujdes,kur te Zini dashnore,pyeteni Nese Ka ose do te blerje vile,se u fiket.

    Përgjigju
  • Faik: 22/03/2023 15:09

    Arben Ahmetaj RREZIK KOMBÈTAR pér SHQIPÈRINÉ dhe té RINJTÉ SHQIPTARÉ , qè braktisin ATDHEUN e tyre !!! Arben Ahmetaj KANIBAL , VAMPIR , GJAKPIRÉS FÉMIJÉSH dhe GJAKPRISHUR qé duhet té DÉNOHET nga SPAK me DÉNIM KAPITAL pér GENOCID ndaj FÉMIJÉVE SHQIPTARÉ !!! Mundésisht ky KRYE HAJDUT dhe KRYE DOBIÇ duhet té dali para GJYKATÉS USHTARAKE , dhe ta ÇOJNÉ né FERR , mbas té mari DÉNIMIN KAPITAL

    Përgjigju
  • Edi25252: 22/03/2023 07:30

    Asgjë nuk do pësoj .Tahiri sa u dënua ? Ju mor pasuria ? Edhe ahmetaj njësoj do trajtohet .Pasurinë do ta ketë dhe burg do ta bëjë në shtëpi

    Përgjigju
    • A. N.: 22/03/2023 09:11

      Sikur nuk e dime kete gje. Prandaj ata nuk bashkepunojne qe te nxjerrin te tjeret. Te me lene 1 mandat edhe mua dhe i bej me qejf 3-4 vjet burg pasi te kem vjedhur per te siguruar te ardhmen e 2-3 brezave.

  • Lek plepi: 22/03/2023 07:05

    Tigrit i kan rezervu qeli te burgu grave, nuk do jet keq. Sdo paguaj as motelin me, se do ti len nje qeli luksoze me krevat dopjo.

    Përgjigju
  • Iris: 22/03/2023 00:50

    E perse i duhej marre leje kuvendit,kur Ahmetaj nuk ka asnje raport te ligjeruar me te dy zonjat?! Njera eshte ish-bashkeshortja dhe tjetra bashkejetuese.Shqiperia nuk besoj se ka ligje kaq te avancuara per situata te tilla si bashkjetesa etj e si trajtohen ato ne raport me ligjet,perfitimet,etj dhe perse i duhej avokati zonjes gjate kontrollit? Avokatet duhet te jene te pranishem vetem kur personi merret ne pyetje,ne asnje vend te botes,nuk perdoret avokati gjate kontrollit sa kohe qe ky kontroll eshte ligjeruar me shkrese gjyqetari.

    Përgjigju
  • ilir: 22/03/2023 00:37

    NUK KA VETEM ARBENI VILA NE BREGDET,,,META KA VILA,,SALIU KA VILA,,,VASILI KA,,MUL NOKA KA ,,,MEDIU KA,,SHEHU KA,,,TE GJITHE KANE ,,,SPAKU VETEM TE SHKOJE DHE TE KERKOJE KUSH JANE PRONARET DHE TI ARRESTOJE TE GJITHE....U BENE TE GJITHE PASANIKE NGA BYTHGRISUR QE KANE QENE NE 1990...VETEM DUKE VJEDHUR THESARIN E SHTETIT...

    Përgjigju
  • red: 21/03/2023 21:24

    ore po ai i surrelit ku esht?

    Përgjigju
  • Dordomusi: 21/03/2023 20:37

    Po Tigri qenka fukara i shkreti…kur degjon qe vetem Klosi ka 4 vila te green coast ka thene hajd mo ta kem dhe une nje se nuk u be qameti

    Përgjigju
  • Fier: 21/03/2023 18:45

    Duhet tju ktheni leket e vjedhura shqipetareve...Sekuestro te gjitha pronave e gjithcka Kan keta kurvat se ja Kan pire gjakun popullit Kan nga 200=300 milion euro prona e lek Kesh.Vetem per popullin funksionon ligji sequestro!!!Pse jo per kollarexhinje (Ministra,Prokuror,Gjykates,Drejtora etj).Nuk e kuptoj kjo ne Itali quhet Maffia our politika Ben krime te cfare do lloj natyre..

    Përgjigju
  • xhemal: 21/03/2023 18:44

    Gjithe kjo herezi kolektive e nxitur nga TV e ne pergjithesi per te bere gjyqe popullore ,gjyqe rrugesh e neper banaqet e kafeneve per mua nuk do i sjelle asgje te mire shoqerise shqipetare..drejtesia behet nga istitucionet e shtetit ato Kane gjithe istrumentat. per te gjetur ku Jane shkelur ligjet e secili pergjigjet per cfare ka bere

    Përgjigju
    • Xhiku: 22/03/2023 07:01

      Po mir o xhemal se ne spo denojme njeri, komente po bejme. As te dhfryjme dufin me fjale nuk doni me na lan?

    • Lushka: 22/03/2023 06:59

      Ne parim shum bukur por merr nga rruga e fut ne pune e ke degjuar. Ndryshim emri ne cdo organ edhe Po te njejtit njerez qe veprojne perseri. Veting e spak asgje vetem fjale...asgje ska per ti ndodhur ketij. Asgje do bej buje edhe do mbyllet...

  • Arben ahmetaj: 21/03/2023 18:22

    Shqiptareve pakesoi buken dhe shtoi drurin ashtu behen edhe me te mir e te sjellshem dhe te hidhen ne zjarr per mua…ma ka len amanet babai keto qe ju them..

    Përgjigju
  • adi: 21/03/2023 16:15

    Ke lene e nja dy drejtor drejtorie te Ministria e Financave ata jane me keq se ty! I ke te keto kredite! Jane komplet gay se meshkuj nuk jne hajduter! Po deshe dhe emrat, meri me vete bejeni treshe meqe i keni qejf kto gjojnat!

    Përgjigju
  • TYRYLYLY: 21/03/2023 16:02

    nga i pari tek i fundit, keta duHEN plas brenda...administrata katastrof, ahengxhinj, parukiere PA SHKOLLE shefa e drejtora, si dikur birisha qe i merte nga bari dhish dhe i bente drejtora ! O MOJ SHQIPRI E MJERA SHQIPRI !

    Përgjigju
  • Gjergj: 21/03/2023 15:39

    Unè vras mèndjen nganjèherè, a ka vallè ndonjè nga kèta bashkèpunètorèt e afèrt tè kryeministrit, qè akoma nuk ka pèrfunduar nè burg? Pas Ahmetajt, radhèn e ka,,,,,,ose jo,,do ta bèjmè me short. Le ti bi, kujt ti bi, vetes sime mos ti bi, thotè kryeministri. Tè na rruajnè dashnoret e ministrave neve, pa pèr pensione dhe rroga pèr njè jetè nè dinjitet, as qè na shkon mèndja. Ato virane, tè kenè vila dhe katandi,,pa pèr neve, edhe njè batanije mbi kokè, mirè èshtè.

    Përgjigju
    • Riku: 22/03/2023 04:47

      @drejtori benit o kokrra patronazhistit funksional... po te Mcgonigal ahmetaj apo tahiri i dergoi dollarot se ishte me emer mbiemër kaposhi... po për korrupsionin ne cdo dege e nivel te pushtetit qe thoshte dje Raporti i DASH kush mban përgjegjësi... o funksional po edhe sikur ashtu te jete sipas perceptimit tend qe bejne cdo gje pa miratimin e tij duke qene se ky eshte i pari vendit mban përgjegjësi per mosmenaxhim pushteti... po ca them dhe une pritshmëria e nje te majti ndaj pushtetarit te vet historikisht ne këtë vend ka qene ham bar vetem ju te jeni mire... a po nuk e kuptoni dhe kur mbushet kupa se sapo derdhet shpikni nje armik te brendshëm ose te jashtëm qe eshte me prioritar... a po jeni dhe funksional me veti mazokiste...

    • Gjergj: 21/03/2023 19:09

      @drejtori i benit. Ja ta spjegoj. E para, atè formèn e komunikimit, bèje me tèt èmè, tèt atè apo me ata qè je mèsuar. Si karricier komunaleje, mund tè flasèsh edhe gjatè orève tè natès nè kryeqytet, me ato gratè e komunitetit rom. Mbase je djalè i tyre dhe nuk ta marrin pèr tè keq. Rama, mendon se èshtè gjel i zgjuar, dhe sa herè sheh dhelprèn ti afrohet kotecit, ia jep vetè nga njè pulè. Ajo dhelpra, do vijè pèrsèri nesèr,,,dhe do ti thotè,,,o gjel i zgjuar,,,pula, nuk ke mè. Tani do hamè gjelin.

    • drejtori i benit: 21/03/2023 18:46

      po mir mor pall por meqe qenkan te shitur nga rama pse nk e shesin ramen keta? o koqe keta menduan qe he se jemi shok me edin e do na mbroje bythen sic i mbronte shpellari sy kuq te vetet nqs del nje qe ka mar leje nga rama e perfundon ne burg atehere esht koqe si puna jote qe nuk ja nxjer te pa larat qe te shpetoje

  • minushe: 21/03/2023 14:40

    saliu , meta, arbeni e kushdo qofte qe vjedh dhe abuzon nepermjet korrupsionit dhe perdor firmen e vet per perfitime personale dhe familjare

    Përgjigju
  • Mjeku: 21/03/2023 13:54

    Mos ju jep asnje qindarke o Arben. Jane terbuar se nuk ju ke dhene gjoben. Kontrrollet jane ne shkelje flagrante te ligjit dhe deshperim i SPAK . Nuk kane bythe te hetojne Meten dhe Saliun se bashku me femijet dhe grate e tyre dhe i jane qepur Arbenit.

    Përgjigju
    • Kistra: 21/03/2023 21:31

      Ahmetaj duhet te pergjigjet per maskaralleqet e tij, nje me nje. Po te tjeret? Padyshim, te gjithe.

    • Beni: 21/03/2023 18:28

      Bravo sufllaqe me dopjo qep.dmth ti pranon qe na ka vjedhur. Popull dele prandaj nuk behemi ne me vemje si ty.

  • ermal: 21/03/2023 13:29

    Kete njeri Benin qe na qenka kaq i korruptuar dhe kaq i ndyre, Edi Rama na e ka servirur per plot 3 mandate ne detyra te ndryshme te larta qeveritare dhe legjistlative sikur mos kishte njeri tjeter ne bote per ti bere ato. I ka lene buxhetin e shtetit ne dore ketij si dhe fonde pa fund per termetin, apo rindertimin Tani na thote me paturpesine me te madhe se "pergjegjsia eshte personale" Jo mor shok Jo se nuk funksionon keshtu... Jam i lire te dyshoj ne kete pike se vete mandanti (porositesi) i ekzekutorit (hajdut) Arben eshte vete Edi Rama qe tani me nje "me falni" don ti shpetoje akuzes. Ndaj si socialist shume i ndershem, dhe si njeri i logjikshem nuk ja jap per asnje arsye voten rames dhe vartesve te tij (me pergjegjesi personale), per te mos thene qe ne shenje revolte do votoj kundershtarin e tij te perbetuar Berishen.

    Përgjigju
    • demokrati socialist: 21/03/2023 18:55

      po mir mor erefushe ti ke mendimin tend por pa na thuaj ke do votosh?ata qe dhe me vidjo me ze e figure me ngjyra nuk futen nje ne burg por 4 veta ne dhe? po mir mor erkodre pa na thuaj nje minister nje drejtor nje kryekomunar nj kryplak apo nje polic futen ne burg ata qe ti nuk ke votuar( gjasme) kur ishin ne qeveri shko mor bej cicin se mendimin e ke tye mir por mos na bej te indinjuarin se te ishte per keta qe sipas teje mernin urdher nga rama e tani do bejn burg pse nuk e tregojne qe lejen e jepte ai? ik pirdhu i themi ne nga anet tona po deshe me kalu nga ana tjeter ah se harrova: ne Shqiperi votohet i keqi me i vogel...se te mir e te drejt nuk ka as ne rradhet e politqeneve te rinj shiko kandidatin e shpellarit per Tiranen e kuptoje fjalen time

    • O bo bo bo.: 21/03/2023 15:29

      @Dory.Po pse ta pyesè atè tjetrin mo inxhinjer? Apo kèshtu e mendon ai hajduti yt kètè gjè,,qè ai qè nuk voton hajdutèt tanè, ka votuar natyrisht hajdutèt e anès tjetèr? Epo ja qè dhamè votèn kètij tè sotmit sepse na premtoi RILINDJE dhe drejtèsi, pèr Gèrdec dhe 21 janar, mirèpo na doli trim i mirè me hajdutè shumè. Atè qè thua ti o inxhinjer,,atè tjetrin,,e bèri president dhe i harrojè pllakat e verdha nè bulevard, ato me emrat e viktimave, ku vè karafila çdo datè 21 tè fillimit tè vitit. E kupton o inxhinjer, se nuk ka pse pyet askènd tjetèr.!!!

    • Dory: 21/03/2023 13:53

      Pyete pak ate qe do votosh sa qindra pronae rezidenca ka... Sa ka vrare è zhdukur

    • Kastriot bejko: 21/03/2023 13:52

      Bravo komenti eshte shume i drejte respekte ermalit

  • Alb: 21/03/2023 13:08

    Si kena me ec para kur i zoti shpis vjedh.

    Përgjigju
  • Beta: 21/03/2023 13:03

    Dmth qeveria eshte nen akuze.

    Përgjigju
  • xXx: 21/03/2023 12:50

    Tani ja gjetën këtij që e ka kapur dhe shijatiku?!!!

    Përgjigju
  • Toni: 21/03/2023 12:42

    Tigri duhet te ishte me kohe ne burg, por kur do fillojne hetimet per shefin e tij aka piktorin?

    Përgjigju
  • Satêr: 21/03/2023 12:35

    Po udhëheqësi di gjë?! Apo "përgjegjësi pesonale"!.

    Përgjigju
    • geni: 21/03/2023 12:51

      personale me vlla, ku di gjo ai?!

  • Tigri dhe kafazi: 21/03/2023 12:14

    Spaku e zu tigrin e futi ne kafaz. Tigri sberi llafe se goje te flasi s'ka!

    Përgjigju
  • A. N.: 21/03/2023 12:12

    Po keto ish grate, dashnoret apo bashkejetueset a do vija dira qe te ndeshkohen si bashkepunetore ne pastrimin e parave apo nuk eshte faji i tyre nqs i dalin prona per te cilat gjoja nuk dinin gje qe ishte e tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vrau foshnjën duke e hedhur në lumë, mjeku i Tapizës për Report Tv: Nënë e përkushtuar e 5 fëmijëve, s’ka ardhur kurrë për vizitë

Vrau foshnjën duke e hedhur në lumë, mjeku i Tapizës për Report Tv: Nënë e përkushtuar e 5 fëmijëve, s’ka ardhur kurrë për vizitë