Arben Ahmetaj: Sërish notë pozitive për ekonominë shqiptare nga Moody’s dhe Standard and Poor’s

Arben Ahmetaj: Sërish notë pozitive për ekonominë shqiptare nga Moody’s dhe Standard and Poor’s

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, në “Facebook”,  ka bërë të ditur se ekonomia shqiptare ka marrë sërish notë pozitive.

Agjensia prestigjioze e vlerësimit Standard and Poor’s jep një tjetër vlerësim pozitiv për ekonominë e Shqipërisë, duke konfirmuar notën “B+”, me perspektivë të qëndrueshme si ekonomike ashtu edhe fiskale për periudhën në vijim.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj

Po ashtu Ahmetaj thekson se performanca fiskale e vendit është rritur ndjeshëm në vitet e fundit, mbёshtetur nga rritja e qëndrueshme ekonomike.

Agjensia prestigjioze e vlerësimit Standard and Poor’s jep një tjetër vlerësim pozitiv për ekonominë shqiptare, duke konfirmuar notën “B+”, me perspektivë të qëndrueshme si ekonomike ashtu edhe fiskale për periudhën në vijim. Në raportin e publikuar ditën e djeshme, S&P vlerëson se performanca fiskale e vendit është rritur ndjeshëm në vitet e fundit, mbёshtetur nga rritja e qëndrueshme ekonomike dhe nga një kuadёr fiskal i pёrmirёsuar, i cili tanimë e ka vendosur detyrim në ligj kontrollin rigoroz të deficitit dhe uljen e tij, duke vendosur nën kontroll risqet e lidhur me të.

Ecuria e performancës fiskale të Shqipërisë vlerësohet të mbetet pozitive deri në vitin 2021 dhe më e mirë se vendet me renditje të ngjashme, e mbështetur nga pritshmëritë pozitive të rritjes ekonomike dhe kontrollit të financave publike. Në të njëjtën kohë, vlerësohet performanca në rritje e të ardhurave buxhetore, mirë administrimi si rezultat edhe i uljes se informalitetit, kontrolli dhe ulja e shpenzimeve dhe vazhdimi i reformave strukturore nga ana e qeverisë, kryesisht ajo në sistemin e drejtësisë, të cilat pritet të reflektohen në një renditje më të lartë vitin e ardhshëm. 

Postimi i plotë i Arben Ahmetajt në Facebook

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • miri: 05/08/2018 06:48

    këto reklama më mirë bejë vetes z'ministër se sa është rritur ekonomoia e di vet populli se sa paguan per taksat e tua që skanë të mbaruar,varfëria dhe s'kamja janë ulur këmbëkryq në çdo vatër shqiptare përveç ju pushtetarëve,që s'keni pasur kurrë krizë.Por ta dini mirë se ushqipi i tepërt villet

    Përgjigju
  • Qytetar: 05/08/2018 00:44

    Xhepi im nuk jep ndonje vleresim te mire te situates

    Përgjigju
    • Elbasani: 05/08/2018 05:25

      Ti je thjesht nje person I pa after per ate post sepse zevendesive nje profesor Keshtu qe normale sdo beje asgje me shume se sa ta prishje ate progres qe u arrit me pare. Me fal per krahasimin por je vetem nje hunde derr...

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë