Nuk gjejnë qetësi gjyqtarët për të vendosur lidhur me fatin e çështjes kundër Arben Grorit. Pesë muaj pas përjashtimit nga kjo çështje e Bedri Qorit, tashmë një tjetër gjyqtar nuk ka marrë përsipër të gjykojë Arben Grorin. Ardian Kalia ka vendosur të japë dorëheqjen nga shqyrtimi i çështjes së papajtueshmërisë, ndërsa pritet që kërkesa e tij të miratohet nga kryetari i gjykatës.
Nëse kjo dorëheqje do të pranohet, atëherë çështja për lirimin ose jo të Arben Grorit, do ketë një gjyqtar të ri, duke filluar gjykimi nga fillimi.
Dënimi italian për Arben Grorin ishte njohur nga gjykata e Tiranës disa vite më parë, por Grori arriti rihapjen e procesit gjyqësor, duke shfrytëzuar hapësirat e Kodit të Procedurës Penale të ndryshuar në 2017 dhe një vendim të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Gjyqtarët e Apelit Tiranë Alaudin Malaj dhe Fatmira Hajdari në vendimin e tyre të datës 20 maj 2019 kanë shfrytëzuar pikërisht nenin 450, pika d) të Kodit të Procedurës Penale dhe vendimin e Strasburgut, duke i pranuar kërkesën Arben Grorit, për rishqyrtimin e dosjes gjyqësore që bën fjalë për vrasjen e Naim Zyberit në Itali. Ky vendim i marrë nga Hajdari dhe Malaj, ka ngjallur shpresat e Grorit për lirim nga qelia, pasi prej më shumë se 18 vite ai qëndron pas hekurave të burgjeve të sigurisë së lartë.
Vendimi i Apelit Tiranë erdhi katër muaj pasi shoku i Grorit, Gert Gjinarari, në 14 shkurt 2019, është liruar me kusht nga gjykata e Korçës. Ndërkohë pas një vendimit të Gjykatës së Apelit Korçë, sërish Gjinarari u shpall në kërkim.
Vendimi i Apelit Tiranë për Grorin, praktikisht do të thotë lirimin e tij nga qelia, pasi në rast se gjykata e Tiranës pranon të dënojë Grorin me 25 vite burgim dhe jo me burgim të përjetshëm si ka vendosur drejtësia Italiane, atëherë ai lirohet menjëherë, pasi këtë dënim tashmë e ka kryer.
Grori është vëllai i të ndjerit Artur Grori, pronarit të kompleksit “Artur” në Mullet të Tiranës, i vrarë disa vite më parë nga Naim Zyberi.
G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.3%
-
Të gabuar
82.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 2996
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOT/ Në mungesë të Berishës, Fatmira Hajdari kujton vrasjen e të shoqit krah ish-gjyqtarit sheik Gjin Gjoni
12 Shtator, 19:26
-
Shkarkimi/ Fatmira Hajdari: Ambasada amerikane më mori pasaportën, kur ma kthyen më anuluan vizën (kontradiktat që rënduan pozitat e ish gjyqtares)
5 Janar 2023, 15:03
-
INTERVISTA/ Fatmira Hajdari: E vërteta për revokimin e vizës amerikane dhe e-maili që i erdhi Rudinës
26 Tetor 2022, 19:42
-
Nuk justifikoi 950 mijë dollarë pasuri, Vettingu largon përfundimisht nga sistemi i drejtësisë Fatmira Hajdarin! SHBA-të i hoqën vizën
24 Tetor 2022, 18:34
-
Nis pas 2 vitesh gjyqi i Fatmira Hajdarit në KPA, u shkarkua për 950 mijë USD pasuri të pajustifikuar! SHBA-të i hoqën vizën, kërkon rikthimin në drejtësi
26 Shtator 2022, 17:29
-
Lobimi rus/ Si e shpëtuan Bashën, Berisha me gjyqtarët Lazër Sallaku, Alaudin Malaj e Shpresa Beçaj, s'njohën provat e dëshminë e Muzin në SHBA
16 Shtator 2022, 15:49
-
Nga Fatmira Hajdari te Haluci dhe Tritan Hamitaj, 20 gjyqtarët që marrin 75% të pagës edhe pse janë shkarkuar prej 2 vitesh nga detyra
13 Korrik 2022, 17:32
-
Efektivë burgjesh e të burgosur VIP 'mbushën' qelitë me drogë, lëshohen 25 urdhër-arreste në Elbasan, Peqin e Vlorë! Arrestohet kreu i skemës, shefi i Policisë së Burgjeve në Elbasan (EMRAT)
1 Shkurt 2022, 19:11
-
Nga Arjan Ndoja i ‘atentatit’ te gjyqtari që shpëtoi Bashën, dosjet e ‘nxehta’ të Vetingut në shtator, në KPA do të vendoset për fatin e Fatmira Hajdarit
16 Gusht 2021, 16:29
-
‘Furtuna’ në drejtësi/ Shkon në 66 numri i dorëheqjeve nga frika e Vetingut, emrat e VIP-ave që ia mbathën nga ‘kokat’ e Apelit, grupi i Gjykatës së Lartë tek Llalla dhe vëllai i Bashës
9 Gusht 2021, 17:19
-
Non grata e të shkarkuar/ Çfarë ka ndodhur me gjyqtarët e denoncuar nga Tahiri në 2014 për lirimin nga burgu të kriminelëve! 7 vite më pas ministri Çuçi tjetër ‘listë të zezë’
1 Korrik 2021, 16:28
-
Vrasja e Naim Zyberit, rigjykim në Tiranë! Gjykata e Lartë e heq nga Elbasani dhe kthen Grorin në Tiranë
12 Maj 2021, 13:01
Urime lale edhe sa me shpejt jasht edhe per piacere te fillosh jeten e humbur. Urime urime!
Përgjigju