Fatmira Hajdari ka dalë përfundimisht nga sistemi i drejtësisë. Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK-së për shkarkimin e Hajdarit, ish-bashkëshortja e Azem Hajdarit.
Hajdari u shkarkua me arsyetimin se nuk justifikonte me burime të ligjshme një pasuri me vlerë rreth 950 mijë USD. Në konkluzionet për pasurinë, thuhet se ish-gjyqtarja e Apelit të Tiranës nuk e ka deklaruar plotësisht pasurinë, ka bërë deklarim të pamjaftueshëm, nuk ka shpjeguar bindshëm burimin e pasurive si dhe ka bërë përpjekje për të fshehur një pjesë të pasurisë.
Kryefjala e vendimit për shkarkimin e Fatmira Hajdarit nga detyra është pallati 10-katësh në zonën e njohur si ‘Vilat Gjermane’ në Tiranë. Nga hetimi 19-mujor, ka rezultuar se pallati është ndërtuar pa leje, nuk është deklaruar fillimi i investimit në ILDKP, nuk ka deklaruar fillimin e punimeve, nuk justifikon investimin me para të ligjshme si dhe më vonë del se trualli nuk është më 454 m2, por është rreth 900 m2.
Trupa gjyqësore e KPA përbëhej nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë.
Iu hoq viza amerikane
Hajdari nuk kaloi as testin e pastërtisë së figurës, pasi sipas KPK-së dhe Drejtorisë për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, ka fshehur faktin që Ambasada Amerikane i ka hequr vizën për të udhëtuar drejt SHBA.
Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, në bashkëpunim me SHISH, ka hartuar dy raporte për pastërtinë e figurës të gjyqtares së Apelit Fatmira Hajdari, për llogari të Komisionit të Vetingut. Në 2 nëntor 2017, DSIK i ka dërguar një raport Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke konstatuar se Hajdari ishte e përshtatshme për të vijuar detyrën. Ndërkaq, në tetor 2019, DSIK ka ndryshuar mendim, duke referuar një raport tjetër në KPK, me konstatimi se Hajdari nuk është e përshtatshme për të vijuar detyrën si gjyqtare. Sipas DSIK, Fatmira Hajdari është pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilëve Ambasada Amerikane në Tiranë u ka hequr vizat si të korruptuar.
-
Shikono fytyrën e Fatmira Superhajdarja me 7 klas shkoll gjukatse. O çfar i kan bo Shqipris tipat si Salhe bajga me shok. E axemi heroi demokracis një hajdut kriminel superdebil. Pu, pu, pu, pu, çi ka pa bytha Shwiptarve.
Përgjigju -
Kjo baxhella shiko fytyren si travesty! Mjer ne qe na kan rjepur e vazhdojn te na rjepin
Përgjigju -
ik shijo parat moj zonje se ka dhe me keq se mund te perfundosh ne spak,atje sdel me pastaj
Përgjigju -
Shikoja fetyren dhe pastaj thuaj a ben drejtesi kjo…
Përgjigju -
Nuk justifikon 900 mije dollare ? Po ndjekja penale nuk ka filluar akoma ? Apo fillon per ata qe vjedhin nje traste domate per te ushqyer femijet ?Me duket se gjyqtare dhe ish gjyqtare jane te nje kallepi.
Përgjigju-
Mos nxito se ka filluar hetimi per keta ish prokurore dhe gjyqtare qe nuk kaluan vettingun. I pari qe u denua dhe sekuestrua perveç llalles ishte prokurori fusha. Te gjithe do hetohen mos kij merak. Sa per vjedhesin e domateve, hajduti mbetet hajdut. Vjedh aq sa e ka takatin. Nuk ka hajdut te vegjel e te medhej ka vetem hajdute. Persa i perket fjalise se fundit te komentit tuaj kam frike se ke te drejte. Kam filluar te mendoj qe disa gjyqtare dhe ish gjyqtare i kane "hapur dosje" njeri tjetrit se kane shkembyer favore. Shpresoj te jene pak.
-
Fjal me vend.shtet i degjenerum.
-
-
Familje kriminelesh.
Përgjigju -
Ore ne cdo hale dhe vend vetem shba mjaft se na merziten , cdo te thote kjo nese ste duan ata je i keq ? Ata duan te vendosin kukulla ne krye te shtetit dhe pastaj bejne cfare ju do qejfi me kolonite
Përgjigju-
Po kjo as shkolle ska patur. Kur e beri atehere Moisiu gjyqtare u habiten te gjithe. Ia kisha borxh Azemit tha. Mendoje e bija qe gjoja eshte shkolluar ne amerike se me cfare lekesh eshte shkolliar. Dhe donte te vihej ne krye te PD.
-
Po,pra vetem kusaret,kriminelet,te korruptuarit dhe sahanlepersit qe u shkojne mbrapa ulerijne per sovranitet kur dhe vendet me te zhvilluar e kane kufizuar sovranitetin e tyre ne BE
-








Komente
Komento