Arben Ristani, prezantohet në
publik me të dashurën Alketa Zazo

Arben Ristani, prezantohet në <br />publik me të dashurën Alketa Zazo
Ishte pikërisht një “party” e realizuar në fillim jave në një lokal në kryeqytet, ku ish kreu i KQZ-së, Arben Ristani është parë me të dashurën e tij, Alketa Zazo. I ftuar mes një grup miqsh ai ka qenë një ndër të ftuarit “Vip” në këtë festë ku ka tërhequr jo pak vëmendjen e të pranishmëve. Gjatë mbrëmjes zëvendës ministri i Brendshëm Ristani, ka mbërritur paksa me vonesë, ku është parë nën shoqërinë e të dashurës Alketa me të cilën kanë shkëmbyer biseda nën shoqërinë e pijeve të servirura.

Ristani ka qenë pikërisht personazhi ku u shigjetuan dhe shikimet e të pranishmëve edhe pse jo me ndonjë koment të vogël pozitivë, ku sidomos femrat e vlerësonin për look-un e tij. Edhe pse Ristani dhe miqtë e tij, kishin prenotuar një tavolinë paksa anash, jo në qendër, ai nuk u ka shpëtuar kureshtjes së syve të të pranishmëve, por sidomos gazetarëve dhe paparazit tonë.

arben ristani

Ajo që është vënë disi siklet ka qenë e dashura e tij, Alketa e cila padashur është në ndierë dhe ajo në qendër të vëmendjes apo dhe mund të jetë bezdisur. Vajza e imët me flokë të shkurtër, është munduar të zbavitet gjatë mbrëmjes duke kthyer pijet dhe duke kërcyer, e ndërsa vetë Ristani dukej më serioz. Diku nga mezi i mbrëmjes ata kanë shkëmbyer dhe një puthje të nxehtë sensuale, pa e vrarë dhe shumë mendjen nga gjithçka dhe njerëzit që ishin përreth. Mësohet se Alketa ka kohë që është e lidhur me ish kreun e KQZ-së, Ristani, pas një divorci të këtij të fundit.

PO KUSH ËSHTË 40 VJEÇARJA NË KRAHË TË RISTANIT?

Alketa Zazo njihet si përkthyese dhe redaktore. Mësohet se Zazo ka lindur në Tiranë në vitin 1973. Ajo ka ndjekur studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës dhe është diplomuar, për Mjeke të Përgjithshme. Aktualisht vazhdon studimet pasuniversitare për Administratën Publike. Alketa është e apasionuar pas letërsisë, psikologjisë së fëmijëve dhe gjuhëve të huaja. Ështënjohëse shumë e mirë e Anglishtes, Italishtes dhe Frëngjishtes.

Ka punuar për Degën Shqiptare të Bordit Ndërkombëtar të Librave për Fëmijë dhe të Rinj (InternationalBoard on Books for children and Young People) për 7 vjet me radhë duke përkthyer vazhdimisht pjesë artistike nga më të njohurat të letërsisë botërore për fëmijë, të cilat janë botuar në gazetën dhe revistën me të njëjtin emër: “Sirena e Vogël”.

arben ristani

Gjithashtu ka shkruar disa artikuj në revistën për të rinj “Bota Ime” si dhe në gazeta e buletine të ndryshëm që lidhen me mjekësinë apo të drejtat e fëmijëve. Ka qenë gjithmonë e interesuar për të përsosur aftësitë e saj në gjuhët e huaja, ka përkthyer për aktivitete të ndryshme ndërkombëtare që në vitet
e studimit. Ka përkthyer material të ndryshme për Televizionin CNN gjatë 5 muajve të Krizës Kosovare të vitit 1999. Ka ndihmuar për të përkthyer dhe redaktuar materialet e disa dokumentarëve për Shqipërinë, prodhime të Offramp Film Inc. New York, Zyrës Qëndrore të UNICEFit në New York si dhe Televizionit Francez TV5.

arben ristani

Që prej katër vjetësh punon në Zyrën e UNICEF-it në Tiranë si përgjegjëse për programet e Shëndetit të të Rinjve, por gjithmonë gjen kohë për t’u marrë me pasionin e saj të vjetër, përkthimin letrar. Në dy-tre vitet e fundit ka bashkëpunuar me Shtëpinë Botuese Elite Tiranë, duke u angazhuar herë pas here për përkthimin dhe redaktimin e disateksteve e materialeve në Gjuhën Angleze. Aktualisht po punon për përkthimin në Gjuhën Shqipe të librit “Monika Levinski”. Mësohet se aktualisht ajo punon në organizatën “UNICEF”.

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Trump, Orban synojnë të drejtojnë lëvizjen konservatore ndërkombëtare

Trump, Orban synojnë të drejtojnë lëvizjen konservatore ndërkombëtare