Në një nga 4 ndeshjet e kësaj jave në Superligë do të vendosin drejtësi një treshe arbitrash nga Luksemburgu. Lajmi është njoftuar nga FSHF e ciula saktëson se pak kohë më parë një treshe arbitrash ka gjykuar në Luksemburg dhe kjo bëhet për shkak të marrëveshjes që dy federatat kanë me njëra-tjetrën.
Njoftimi FSHF-së:
Sektori Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se një treshe arbitrash nga Luksemburgu do të gjykojë një ndeshje të javës së 32-të të Kategorisë Superiore.
Ky shkëmbim vjen në vazhdimësi të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet FSHF dhe Federatës së Futbollit të Luksemburgut për gjykim të ndeshjeve në kampionatet respektive. Dy javë më parë ishte një treshe arbitrash shqiptar, me kryesor Juxhin Xhajën dhe Ilir Tartarin e Emigers Ganxhi si asistent, që gjykuan një ndeshje në Superligën e Luksemburgut.
Arbitër – Gilles Becker
Asistent 1 – Alain Durieux
Asistent 2 – David Matues