‘Arbitri Xhaja më profesionisti në Shqipëri’, trajneri i Kastriotit flet për kërcënimet: Kundër Laçit fitoren e merituam në fushë

Federata Shqiptare e Futbollit në njoftimin për anulimin e ndeshjes Kastrioti-Bylis, për shkak të kërcënimit me jetë të arbitrave, bëri një ‘autogol’ duke pranuar se ndeshja Kastrioti-Laçi ishte e trukuar. Sipas FSHF kurbinasve i është anuluar një gol i rregullt, por trajneri i Kastriotit thotë se ekipi i tij e meritoi atë fitore në fushën e lojës.

“Patjetër që të vjen shumë keq sepse ne punojmë. Me Laçin ishte një fitore mëse e merituar. Fitore absolute. Njerëzit që ishin atë ditë në stadium e panë sesi shkoi ndeshja,”-u shpreh Emiljano Çela, trajner i Kastriotit.

Ashtu si në deklaratën e klubit, edhe trajneri Emiljano Çela, kërkon zbardhjen e sa më shpejt të çështjes së kërcënimit të arbitrit Juxhin Xhaja, pasi atakon në mënyrë të padrejtë krutanët.

“Juxhini është një nga albitrat më të mirë në Shqipëri. Më pëlqen mënyra si komunikim, si i komandon ndeshjet. Është miku mirë. Shpresoj realisht të mos i ketë ndodhur ajo që flitet. Nuk do doja kurrë jo Juxhinit, por askujt tjetër,”-deklaroi Emiljano Çela, trajner i Kastriotit.

Së fundmi FSHF, pa patur një zbardhje të çështjes, vendosi që Kastrioti sfidën me Bylisin ta luajë me 19 prillë, por nga tani e deri në fund të sezonit jo më në Kamëz, por në ‘Elbasan Arena’, pasi nuk përmbushen kushtet e sigurisë.

“E dhimbshme është sepse populli i Krujës, sportdashësit meritojnë një stadium. Meritojnë që ekipi i Kastriotit të luajë në shtepinë e vet. Kjo patjetër që ka kosto për klubin. Kosto ekonomike dhe kosto në pikë që ndikojnë në renditje,”-tha Emiljano Çela, trajner i Kastriotit.

Ndeshja Kastrioti-Bylis ka një rëndësi tejet të veçantë për dy klubet, pasi Kastrioti renditet i fundit dhe Bylisi i parafundit. Kush fiton do të hyjë në luftë për mbijetesë dhe kjo mendohet të jetë arsyeja edhe përse u kërcënua arbitri Juxhin Xhaja.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori