Komuniteti Mysliman Shqiptar është shprehur se shqiptarëve u takon të jenë mikpritës dhe bujar me afganët që do të vijnë në Shqipëri. Komuniteti Mysliman ka shprehur gatishmërinë për t'i dhënë ndihmën në lidhje me afganët nëse është e nevojshme.
"Mysafiri është amanet i Zotit për mikpritësin", shkruan komuniteti Mysliman ndërsa u bën thirrje besimtarëve të tregohen bujarë me afganët që do të vijën këtu.
"Me emrin e Zotit, Mëshiruesit Mëshirëbërësit! Të dashur qytetarë, myslimanët anë e kënd botës, këto ditë, janë në muajin e parë të vitit të ri hixhri. Viti i ri në fenë islame është përkujtimi i emigrimit të Profetit Muhamed (a.s.) dhe myslimanëve nga Meka për në Medinë, si shkak i persekutimit dhe përndjekjes.
Motra dhe vëllezër, ditët e fundit u njohëm me lajmin se vendi ynë, Shqipëria, do të strehojë qindra mërgimtarë nga Afganistani, të cilët ikin nga përndjekja e regjimit të ri që po vjen në vendin e tyre. Si besimtarë dhe si shqiptarë ne na takon t’i mirëpresim dhe të tregohemi bujarë me ta. Mysafiri është amanet i Zotit për mikpritësin. Institucionet e vendit dhe aleatët e vendit tonë kanë marrë të gjitha masat e duhura që kjo situatë të menaxhohet më së miri.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është i gatshëm të japë ndihmesën e tij, në qoftë se nevojitet, për çdo rast. Gjithashtu, ne i bëjmë thirrje besimtarëve të tregohen bujarë, të paqtë dhe mikpritës me mërgimtarët për hir të Allahut.I lutemi Zotit të gjithësisë që konfliktet dhe luftërat të marrin fund në çdo vend të botës!", shkruan Komuniteti Mysliman.
Lajmi kryesor:
Ardhja e afganëve në Shqipëri, Komuniteti Mysliman: Si besimtarë dhe si shqiptarë, na takon t’i mirëpresim! Kryegjyshata e Bektashinjve: Të mbrohet jeta e atyre familjeve që enden rrugëve
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3928
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protestë para KMSH-së kundër shtetit bektashi, Florian Arapi: Baba Mondi, levë në duart e Izraelit! Teqeja e tij sallë pritjeje për ushtarët izraelitë! Tradhtar i kombit
24 Shtator, 18:17
-
Sot festohet dita e Ashures, Kryegjyshi: Zoti jua shpërbleftë ju që doni Pejgamerin dhe familjen e tij
17 Korrik, 10:55
-
Besimtarët bektashinj kremtojnë nesër ditën e Ashures! Kryegjyshi: Zoti i pranoftë lutjet dhe gjithçka që bëhet për të mirën e njeriut
16 Korrik, 16:06
-
Rama: Strehuam afganët, s’do ishte çudi që SHBA ta harronte zotimin e t’i linte gjithë këtu! Po ne s’u themi hajdeni merrini se do i hedhim në det
5 Qershor, 14:50
-
Zgjatet në 3 vjet afati i hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Shqipëri! Shtyhet edhe leja për afganët
6 Mars, 19:53
-
Koha që KMSH të përfaqësojë të gjithë myslimanët shqiptarë
2 Mars, 21:32
-
Bujar Spahiu rizgjidhet edhe për 5 vite në krye të Komunitetit Mysliman Shqiptar! Protestë jashtë Medresesë: Gylenist
2 Mars, 07:44
-
Gjykata Kushtetuese lë në fuqi ligjin e kompensimit të pronave të 2022, rrëzon padinë e Komunitetit Mysliman
13 Shkurt, 17:25
-
Vendimi/ Shtyhet qëndrimi në Shqipëri i afganëve e ukrainasve
29 Dhjetor 2023, 13:38
-
Zyrtarja e DASH viziton afganët e strehuar në Shëngjin: Mirënjohje të pamasë për shqiptarët dhe mikpritjen e tyre
1 Dhjetor 2023, 09:55
-
Afganët në Shqipëri, në pritje të realizimit të ëndrrës amerikane
9 Korrik 2023, 22:50
-
Ylli Gurra: Komuniteti mysliman vuan pasojat e korrupsionit! Edhe Xhamia e Namazgjasë peng e problemeve të brendshme në Turqi
28 Qershor 2023, 19:41