Sinqerisht që sot nuk doja të merresha fare me arrestimin e Ilir Metës? Por kur dëgjoj ca analistë dhe ca mercenarë politikë të fokusohen vetëm në mënyrën e arrestimit të tij, nuk mund të mos reagoj.
Në një shtet normal demokratik një arrestim i tillë do të ishte jonormal. Por ne nuk jemi as shtet normal e as demokratik dhe që të mos jemi shtet normal ka një meritë të veçantë Ilir Meta dhe ca shokë të tij, që sot nxirojnë.
Ndalen vetëm te mënyra e arrestimit të tij, por nuk thonë se sa e kundërshtoi ndalimin dhe sa shau e fyeu policët ai.
Ndalen vetëm te mënyra e arrestimit të tij, por nuk merren me pasurinë marramendëse të Metës dhe mënyrën se si e bëri atë pasuri ai, sepse nga Skrapari nuk e solli.
Merren me mënyrën e arrestimit të Ilir Metës dhe akuzojnë se kështu vritet opozita, ndërkohë që sot mund të jetë një ditë e çlirimit të opozitës, një faqe e re në politikën shqiptare dhe ndarje e dy epokave.
Merren me mënyrën e ndalimit të Ilir Metës dhe jo me faktin se kështu u dhanë qartazi e hapur mesazhin qeveritarëve e politikanëve të korruptuar se periudha e pandëshkueshmërisë së tyre ka marrë fund dhe se një fat i tillë i pret të gjithë.
Merren me mënyrën e ndalimit të Ilir Metës dhe jo me faktin që në gjithë këto vite ai në krye të LSI solli në Shqipëri mënyrën më të ndyrë të politikëbërjes, korrupsionit dhe pafytyrësisë politike.
Merren me mënyrën e ndalimit të Ilir Metës, akuzojnë kreun e SPAK me gjuhën më skandaloze të mundshme dhe jo me faktin që opozitën e vërtetë deri tani e bën SPAK!
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
20%
Vota total: 895
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Monika Kryemadhi përdor postimin e Miranda Rirës për t'i shfaqur mbështetjen Ilir Metës: Me ty në çdo hap dhe sfidë!
12 Mars, 17:51
-
Berisha i dha 4 mandate të sigurta PL, Meta: Vota e shqiptarëve për koalicionin me PD 'Aleanca për Shqipërinë Madhështore', do sjellë ndryshimin
4 Mars, 20:54
-
Prapaskenat për të nxjerrë nga burgu Metën! Sali Berisha e fut në listë të sigurt, bashkë me mandatin e deputetit i jep dhe lirinë! Çfarë do të bëjë SPAK?!
4 Mars, 18:01
-
Afera CEZ-DIA e lobimi në SHBA/ Gjykata e Lartë lë në burg Metën, rrëzon rekursin edhe për Kryemadhin! Kreu i PL: Narko drejtësi, më 11 maj regjimin e hedhim në ‘Lanë’
27 Shkurt, 14:20
-
Haxhinasto, Blushi dhe Xhixho shkojnë të takojnë Metën tek 313-ta, u refuzohet takimi, Vasili: Narkoshteti problem ka presidentin e PL-së
21 Shkurt, 12:21
-
Arrestimi i Veliajt/ Karanxha: Kundër këtij standardi, kryebashkiaku i New York-ut hetohet në gjendje të lirë! Karaj: Pse Rama nuk reagoi njësoj për Metën?
17 Shkurt, 22:20
-
Kreshnik Spahiu në Report Tv: Mendoj që Metës dhe Veliajt mund t’iu hiqet arresti si një praktikë në Gjykatën e Lartë
17 Shkurt, 21:37
-
4 muaj në qeli, Meta kërkon lirinë teksa zgjedhjet po afrojnë! Gjykata e Lartë vendos më 27 shkurt, shprehet edhe për Kryemadhin
16 Shkurt, 10:54
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i parë i Piepolit dhe Report Tv për 11 majin! PS drejt 19 mandateve në Tiranë, PD rënie në Durrës! Lapaj e Shehaj në 'luftë' për vendin e tretë, PL nuk arrin mandat
13 Shkurt, 21:00
-
Ilir Meta denoncon me audio-mesazh nga burgu: Kur haja mëngjes dhe dëgjoja fjalimin e ‘skizofrenit’, u hap qelia për kontroll, po më kërcënojnë! Nuk ka Duman që i bën më derman
12 Shkurt, 11:50
-
Meta mesazh qytetarëve nga qelia para mitingut, me dy gishtat lart: Të protestojmë për votën e lirë dhe kundër narkoregjimit mafioz!
8 Shkurt, 14:07
-
Jakin Marena: Partitë e reja si në talent-show, garojnë me ‘këngët’ e të ‘vjetrave’
7 Shkurt, 20:05
he mo like do besh pak vrap neper male tani a do luash pak mendsh aty tani...qe do ti marrin pronat te gjithe kalamajve ato qe ke vjedhur........he se do behesh lepurush tani nga ujku mali
Përgjigju