Ardi Veliu në krye të AMP-së, Noka i Rithemelimit: Rikthimi i tij i rrezikshëm dhe provokativ

Ardi Veliu në krye të AMP-së, Noka i Rithemelimit: Rikthimi i tij i rrezikshëm dhe provokativ

Flamur Noka

Deputeti Flamur Noka ka hedhur akuza në drejtim të Ardi Veliut, i cili është emëruar së fundmi në krye të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore. Noka thotë se rikthimi i Veliut, është i rrezikishëm dhe provokativ, pasi ai është akuzuar për lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Në një deklaratë për mediat, deputeti i Rithemelimit të PD-së nënvizon se riqarkullimi i Veliut nuk është thjesht kriza për kuadro të ndershëm në Polici, por filozofia e kryeministrit, ministrit dhe kësaj qeverie, sipas të cilëve monitorimi i Policisë u lihet të inkriminuarve.

‘Rikthimi i njërit prej përgjegjësve të kriminalizmit të Policisë në vendin e krimit, është një ogur i keq i kësaj qeverie për çdo shqiptar q ë kërkon rend, siguri dhe një polici në shërbim të qytetarëve. Ardi Veliu, ish-drejtori famëkeq i Policisë së Shtetit, është kthyer në strukturën policore. Ai do të drejtojë Agjencinë e Mbikqyrjes Policore e cila, siç sugjeron emri, do të kontrollojë policët për shkelje etike dhe ligjore.

Siç thotë populli: i varin ujkut zorrët në qafë. Ardi Veliu është kampion i shkeljeve etike dhe ligjore. Ai është kryepolici i akuzuar për lidhje me krimin e organizuar, me dorën deri në bërryl në qypin e korrupsionit.

Ardi Veliu, mbi të gjitha, do të kujtohet për korruptimin strukturor të Policisë së Shtetit. Me korruptim strukturur duhet të kuptojmë politizimin deri në palcë, duke e kthyer armën e Policisë në pisqollë të Rilindjes. Gjithashtu Veliu është kryepolici që infektoi policinë e shtetit me virusin e prekjes dhe përfshirjes në zgjedhje.

Me këto dy rekdore të zeza, Partia Demokratike paralajmëron se Ard Veliu është rikthyer, jo për ta mbikqyrur Policinë, por për tu siguruar se në zgjedhjet e ardhshme ajo do të jetë sërish dora e zgjatur dhe e pandëshkuar e Rilindjes në proces. Si dhe për të ruajtur lidhjet e vjetra me botën e krimit.

Ardi Veliu e ka mbi vete damkën e Elbasanit në zgjedhjet e shkuara. Jo vetëm peshën e një vrasjeje, por edhe prishjen e provave në vendngjarje. 

Riqarkullimi i Veliut nuk është thjesht kriza për kuadro të ndershëm në Polici, por filozofia e kryeministrit, ministrit dhe kësaj qeverie, sipas të cilëve monitorimi i Policisë u lihet të inkriminuarve.

Partia Demokratike e sheh si të rrezikshëm dhe provokativ këtë emërim. Duke e ndarë armën e policisë nga pisqollat e pushtetit, ne garantojmë, si policët e ndershëm, ashtu dhe opinionin publik, se të korruptuaritdhe vrasësit e mitit të shtetit, siç është Ardi Veliu, do të japin llogari për cdo përfshirje në korruptim dhe inkriminim.’- u shpreh Noka.

Me vendim qeverie, Ardi Veliu u emërua Drejtori i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP). Ky emërim vjen në vazhdën e ndryshimeve që janë bërë në qeveri. Pak ditë më parë, Veliu u lirua nga detyra si zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, teksa më herët ka qenë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Ardi Veliu u emërua në detyrën e zv/ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë në nëntor 2021. Nga 5 Shkurt 2018 deri në 5 Tetor 2021 ai ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Në vendin e tij erdhi Gledis Nano, edhe ky i fundit i shkarkuar pak ditë më parë me vendim qeverie.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meti Tirane: 06/09/2022 15:55

    Rikthimi i Ardi Veliut, ne krye te AMP, eshte shkelje e kontributeve dhe gjakut te 200 e ca dëshmorve te policise shtetit, dhe te gjithe efektiveve ne DPPSH, pasi ai ishte krahu u djathet ish ministrit S. Tahiri, denuar per shperdorim detyre akuzuar per trafik nderkombtare droge, te cilet ne bashkpunim me njerit-tjetrin, kane emruar 12 drejtoret e qarqeve te cilet kan kanabizuar te gjithe vendin gjate viteve 2014-2017, si dhe kane vjedhur zgjedhjet ne disa qarqe të vendit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut