Prezantimi i Drejtorit të ri të Arkivave Ardit Bido është prezantuar sot paradite nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjell Agaçi dhe ish drejtori Gjet Ndoj.
Prezantimi u bë në Ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Gjatë këtij prezantimi me stafin e DPA-së u falenderua ish-Drejtori Gjet Ndoj për punën e zhvilluar deri tani në përmirësimin e rrjetit arkivor në Shqipëri, i cili pati dhe rastin të bënte një përmbledhje të gjithë punës së DPA-së gjatë drejtimit prej tij.
Më pas e mori fjalën Bido i cili paraqiti projektin e tij për përmirësimin në vazhdim të punës dhe proceseve në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave. Ky projekt ka në themel të tij tri aspekte kryesore, rritjen e sigurisë, modernizimin e arkivave dhe rritjen e interesit ndaj arkivave.
CV e Ardit Bidos
Ardit Bido ka mbrojtur gradën “Doktor i Shkencave” në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Tiranës, lëmë në të cilën ka kryer edhe studimet Master.
Ciklin e parë të shkollës së lartë e ka përfunduar për Gazetari në të njëjtin universitet. Punimet akademike përfshijnë studime të botuara në revista shkencore brenda e jashtë vendit, kumtesa të referuara në konferenca kombëtare e ndërkombëtare, si edhe dy monografi: “Kisha Ortodokse Shqiptare: një histori politike (1878-1937)” dhe “Koncesioni editorial i medias shqiptare”.
Ardit Bido ka një përvojë disavjeçare në shtypin e shkruar dhe mediat audiovizive. Po ashtu, ai ka menaxhuar departamentet e komunikimit të disa institucioneve akademike, shtetërore dhe private.
Prej vitit 2012, është pedagog pranë Departamentit të Gazetarisë të Universitetit të Tiranës dhe pranë Universitetit Metropolitan Tirana dhe ka pasur angazhime publike, duke u zgjedhur edhe nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Njësisë nr. 9 në Tiranë.
d.b.shqiptarja.com
/Shqiptarja.com