Ajo ishte e para që më besoi një muzikë fragmenti drame kur isha student. Ajo u tha regjisorëve të “Teatrit Kombëtar”: "Merreni këtë djalë t'ju bëjë muzikën!" Ajo më mësoi sekretet e zhvillimit dramaturgjik, të kalimit të kurbave në eksterme emocionale të aktorit. Ajo më rrënqethte dhe unë magjepsesha prej saj. E kam patur... jo, budalla, e ke akoma. E kam miken më të mirë në artin skenik teatror. E kam të shtrenjtë, shumë të shtrenjtë.
Do kaloj në shtëpinë e saj tani sa të ndjej qeshjen e saj, sepse ajo është..., është brenda meje. Dhe unë nuk kam shume si ajo... Hej zysha ime, ka nevoje të të them sa të dua? Ka nevojë të të them faleminderit? Kam vetëm nevojë që për herë të parë të të them: “Jam mërzitur me ty... sepse nuk do të të shoh më...”, ky ka qenë dedikimi i gjatë që Ardit Gjebrea ka bërë në Facebook për aktoren e madhe që u shua të mërkurën nga jeta, Drita Pelinku.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës “Shqiptarja.com”(print)
Redaksia online
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)