Ardit Rada: Gjithmonë kopjac, gjithmonë një hap pas

Ardit Rada: Gjithmonë kopjac, gjithmonë një hap pas

Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Për herë të parë, këtë 25 Prill, shqiptarëve do t’u duhet të votojnë përmes një sistemi zgjedhor të panjohur me lista të hapura. Ajo që mbetet për ta thjeshtuar sado pak, është përbërja e fletës së votimit, por edhe orientimi duke mos shkaktuar konfuzion me numrat e kandidatëve. Por kodi i ri zgjedhor i dalë nga mbështetja e Partisë Socialiste për miratimin e listave të tilla, ka sjellë edhe risi brenda partive duke ofruar kushtet për një garë mes emrave tashmë të caktuar në lista. Pjesa që duhet të habisë këdo është ajo që po ndodh kryesisht në Partinë Demokratike.

Lulzim Basha u ka dërguar sot një mesazh kandidatëve të tij që të mos fokusohen tek reklamimi i numrit personal. “Perdorimi i nr tuaj personal nga disa prej jush ka krijuar konfuzion dhe demton drejtperdrejte numrin e te gjithve qe eshte nje dhe vetem nje, 9-PD-AN” – thoshte mesazhi i Bashës ndër të tjera, i bërë publik sot në media.

Kreu i PD ka kërkuar kështu ndërprerjen e garës me çdo kusht për shumë arsye, por duket se kryesorja është përfshirja e krerëve të partive aleate në vende të sigurta. Kësisoj, ai po kërkon që dikush i renditur më lart të mos ‘shkëlqejë’ me votë mbi Mediun, Idrizin, Dulen, Ndokën, Shehin dhe ballistët e rikthyer. Afërmendsh se ata që ishin kundër listave të hapura që kur ato diskutoheshin në komisionin për reformën, nuk mundet të sigurojnë sot asnjë garë të ndershme e të pastër. Ndaj nuk ka asnjë habi pse kreu i opozitës kërkon të ‘vrasë’ çdo konkurrencë e rivalitet.

Nga ana tjetër, PS ka vendosur bastin e madh duke mos u dhënë drejtuesve të saj në qarqe një pozicion të sigurtë, por duke ua vështirësuar punën për të siguruar votat. Vendosja e tyre në vijën fundore të mbrojtjes me gjasë është një strategji për të angazhuar kështu të gjithë listën për një punë maksimale. Kjo e bën më të qartë se fokusi primar i socialistëve është gara me kundërshtarin. Sepse mënyra e ndërtimit të listave dhe organizimi i fushatës po tregon se PS është në garë ndaj të tjerëve dhe jo një garë brenda llojit. Basha nuk diti të ofrojë një model as këtë herë që ai mendon se është pranë pushtetit. Vrau garën brenda koalicioneve, vrau edhe garën brenda partisë së tij.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona