Ardit Rada: Pse “Dënimi” i Veliajt në certifikatë i shton dyshimet për profesionalizmin e prokurorit

Ardit Rada: Pse “Dënimi” i Veliajt në certifikatë i shton dyshimet për profesionalizmin e prokurorit

Erion Veliaj gjatë shoqërimit nga BKH dhe prokurori Ols Dado

Ols Dado, prokurori që kërkoi arrestimin pa gjyq të kryebashkiakut Erion Veliaj, drejtuesit Politik të PS për Qarkun e Tiranës, zbuloi në sallën e gjyqit dy ditë më parë se kishte bërë një “lapsus”, kur në faqen e parë të dosjes hetimore të hartuar prej tij, Veliaj figuronte “i dënuar”.

Dje, në një reagim të sforcuar, SPAK ia hodhi fajin Drejtorisë së Burgjeve dhe sistemit të saj për gjenerimin e statusit “i dënuar” për Veliajn. E që më pas mori edhe përgënjeshtrimin nga Drejtoria e Burgjeve, e cila tha shkurtimisht se e kishte njoftuar prokurorin Dado që dëshmia e penalitetit e Veliajt ishte e pastër.

Por përtej hidhje-pritjeve mes institucioneve, duhet thënë që në krye të herës se ky “lapsus” ishte një gabim i rëndë, i cili ka kompromentuar në mënyrë serioze të gjithë dosjen ndaj Veliajt, të cilit tani i lind e drejta të pyesë nëse i gjithë hetimi i tij është mbushur me ‘lapsuse’ të tilla.

Megjithatë, ka edhe një arsye të thjeshtë pse dyshimi përfundimtar bie pikërisht mbi aftësitë profesionale të prokurorit në fjalë:

A duhej që ky prokuror, me të parë se nga Drejtoria e Burgjeve statusi i Veliajt kishte ardhur ‘i dënuar’, të kryente menjëherë verifikimet e nevojshme për ta qartësuar këtë fakt? Patjetër që po!

Pse? Sepse si ishte e mundur që Veliaj rezultonte “i dënuar” në regjistër, kur në fakt prej vitit 2015 ushtronte detyrën e Kryetarit të Bashkisë dhe në gjithë këto vite ka plotësuar formularin e dekriminalizimit pa e deklaruar këtë fakt?

Nëse Veliaj do të kishte qenë i dënuar, gjë kjo që nuk e ka deklaruar në formular, atëherë prokurori Dado duhet të shtonte menjëherë edhe akuzën e falsifikimit të formularit ndaj Veliajt.

Por, pse nuk e verifikoi këtë?

Neglizhencë e qëllimshme apo mospërputhje logjike në veprimet e akuzës, që rrisin dyshimet mbi objektivitetin e prokurorit në këtë çështje.

Apo se në fakt, siç thotë Veliaj, prokurori Dado e kishte ndarë mendjen që ta shpallte fajtor ende pa nisur gjyqi duke e reflektuar këtë me lapsus froidjane?!

Fatkeqësisht për seriozitetin e SPAK, procesi hetimor kundër Veliajt është i njollosur, ende pa nisur. Dhe rasti i mësipërm shton edhe një pikëpyetje tjetër mbi profesionalizmin e prokurorit të çështjes dhe jo vetëm.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lodrizjo Semani: 15/02/2025 16:10

    O Astrid Rada ti ke tē drejt ky prokuror nē radh tē par ēshtē matrapaz do leje ndērtimi. Po Dumani çfar bēn fle gjum nuk i ka ditur gjith kto maskaralliqet e kti Olsi Dados matrapaz. Po qē kti pazarxhiu qē si takon ai vēnd pune se di Dumani ? ? ? Po Edi Rama qē mban nē drejtēsi Bamin se di qė matrapazi i koruptuar Bami ka nxjer kriminelin lezhjan qē vrau gruan nga burgu e gjykata e Shkodrēs e dēnoi me 18 vite burg por ishte von se krimineli lezhjan u zhduk pa gjurm. Pse Edi e lejon ktē matrapaz tē vazhdoi nē drejtēsi ? ? ? Pra dhe Edi ēshtē 100% fajtor ose bashkēpuntor.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: PD duhet të ndajë mendjen nëse do të shkojmë drejt BE-së, apo do ta shkatërrojmë BE

Mero Baze: PD duhet të ndajë mendjen nëse do të shkojmë drejt BE-së, apo do ta shkatërrojmë BE