Ardit Roshi: Koha e spektakleve ka mbaruar, edhe e Ardit Gjebresë, media e mbushur me sahanlëpirësa
Nga studio e “Rreze Dielli” në Report Tv, Ardit Roshi tha se ka 6 vjet që nuk e sheh më Këngën Magjike dhe mendon se Ardit Gjebrea nuk duhet të vazhdojë ta bëjë më.
Redaksia 10 Maj 2019, 12:51 | Përditesimi: 10 Maj 2019, 14:48
Në vendin tonë janë vetëm disa festivale të cilat i kanë mbizotëruar kohës, por megjithatë për prezantuesin, moderatorin e regjisorin Ardit Roshi, koha e tyre ka mbaruar, përjashto vetëm Festivalin e fundvititit në RTSh. Në këtë grupim Roshi madje ka përfshirë edhe festivalin "Kënga Magjike" të Ardit Gjebreas, për të cilin, nga studio e “Rreze Dielli” në Report Tv, është shprehur se ka 6 vjet që nuk e sheh më dhe mendon se Ardit Gjebrea nuk duhet të vazhdojë ta bëjë më.
'Vazhdoj të jem i bindur që ka mbaruar. Hiq festivalin e madh të RTSH-së.' Ndërsa Këngën Magjike, nuk mendoj që Arditi duhet të vazhdojë ta bëjë më. Unë personalisht kam të paktën 6 vite që nuk e shoh më. Mendoj që një festival duhet, por nuk mendoj që rruga e duhur është ajo që ka zgjedhur Ardit Gjebrea.', tha Ardit Roshi në studion e Rreze Dielli.
Ai vetë është shkëputur nga ekrani, por megjithatë mendon se media nuk të vel asnjëherë. Sipas Ardit Roshit ambienti në median televizive përgjithësisht është një llum dhe është i mërzitur kryesisht prej njerëzve që punojnë në të dhe kolegëve.
'Një pjesë shumë e madhe e sahanlëpirëse të Shqipërisë janë në media sot, dhe kjo dihet. Fatkeqësisht kjo është situata, ecin përpara njerëz që nuk kanë studiuar, nuk kanë punuar, janë sahanlëpirës dhe të mërzisin.'
I ftuar mëngjesin e sotëm, në programin 'Rreze dielli', në Report Tv, djali i rritur në ekran dhe në botën e televizionit, ndër të tjera ka folur për jetën e tij profesionale dhe jo vetëm, ku është ndalur tek fillimet e tij televizive, por edhe për pozicionimin e tij në Radio, ku konkretisht krah Julka Gramos, kanë programin e tyre 'You and me', në NRG Radio.