Argita-Ramës: Deklaro dhuratën
100 milionë lekëshe të Lindës

Argita-Ramës: Deklaro dhuratën <br />100 milionë lekëshe të Lindës
TIRANE - Përplasja mes Partisë Socialiste dhe fëmijëve të Kryeministrit Berisha, akuzat e ndërsjellta dhe kërkesat për sqarime të pasurive, janë rikthyer edhe gjatë ditës së sotme mes Taulant Ballës dhe Argita e Shkëlzen Berishës. Pas akuzave të sotme të deputetit socialist ku ky i fundit nga selia rozë akuzoi shefin e qeverisë se ka punësuar edhe fëmijët e tij kundër opozitës replika e fëmijëve të Kryeministrit ka ardhur përmes një njoftimi për shtyp ku thuhet se burimin e fitimeve e kanë deklaruar aty ku e kërkon ligji, në ILDKP.

“Në ndryshim nga bashkëshortja jote z.Rama çdo qindarkë të fituar e kemi të xhiruar në rrugë bankare dhe të tatuar nga organet tatimore dhe të deklaruar në ILDKP por problemi i juaj z.Rama është se ju njihni vetëm institucionin e shpifjes. Pyetjeve që ju na drejtoni, i jemi përgjigjur në mënyrë konstante prej 7 vjetësh aty ku na e kërkon ligji, në ILDKP dhe është po ky institucion që pasi ka verifikuar burimet e fitimeve tona ka lëshuar një deklaratë publike që certifikon korrektësinë e tyre në raport me ligjin dhe konfliktin e interesit”, bëhet e ditur në njoftimin për shtyp.

Argita Malltezi dhe Shkëlzen Berisha i drejtuan gjithashtu një pyetje liderit socialist Edi Rama:

“Kush është bujari që i ka dhuruar bashkëshortes tuaj 100 milionë lekë pa interes ?? Si ka mundësi që këto para janë dhënë në dorë z. Rama dhe jo në rrugë bankare. Ku i mbani ju dhe bashkëshortja juaj këto para z.Rama përderisa ato nuk figurojnë në llogaritë tuaja bankare.”

Fëmijët e kryeministrit pohojnë se bashkëshortja e Ramës është shqiptarja e vetme që merr dhurata të tilla në formë anonime e jashtë rrugëve bankare.

DEKLARATA E PLOTE
Edi Rama sot zgjodhi përsëri të akuzojë pa fakte në vend që të përgjigjet. Zgjodhi të vazhdojë shpifjen në vend që të thotë të vërtetën.

Në ndryshim nga bashkëshortja jote që është shqiptarja e vetme që merr dhurata në formë huaje pa interesá prej 100 milionë lekësh, të thata në dorë dhe jashtë rrugëve bankare, në çdo fitim tonin e kemi jo dhuratë por nga puna jonë, jo të falur nga njerëz të njohur apo anonime, por të fituar nga puna me subjekte të licencuara. Në ndryshim nga bashkëshortja jote z.Rama çdo qindarkë të fituar e kemi të xhiruar në rrugë bankare dhe të tatuar nga organet tatimore dhe të deklaruar në ILDKP por problemi i juaj z.Rama është se ju njihni vetëm institucionin e shpifjes. Pyetjeve që ju na drejtoni, i jemi përgjigjur në mënyrë konstante prej 7 vjetësh aty ku na e kërkon ligji, në ILDKP dhe është po ky institucion që pasi ka verifikuar burimet e fitimeve tona ka lëshuar një deklaratë publike që certifikon korrektësinë e tyre në raport me ligjin dhe konfliktin e interesit. Për të gjitha shpifjet, zëdhënësi yt i paguar pengohet nga ti për t’u paraqitur para trupit gjykues.

Së fundmi z.Rama po përsërisim për ju një pyetje që as ju dhe as bashkëshortja juaj nuk i jeni përgjigjur as në deklarimin tuaj në ILDKP dhe as për publikun. Kush është bujari që i ka dhuruar bashkëshortes tuaj 100 milionë lekë pa interes ?? Si ka mundësi që këto para janë dhënë në dorë z. Rama dhe jo në rrugë bankare. Ku i mbani ju dhe bashkëshortja juaj këto para z.Rama përderisa ato nuk figurojnë në llogaritë tuaja bankare.

Argita Malltezi dhe Shkëlzen Berisha

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi në fushat e sigurisë e mbrojtjes, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi në fushat e sigurisë e mbrojtjes, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike