ARGJENTIN - Argjentina shfaq rivalitetin e saj historik me Brazilin vetëm pak ditë para nisjes së botërorit duke ndriçuar Obeliksin ikonik të Buenos Aires në ngjyrë jeshile dhe të verdhë.
Ky xhest i Argjentinës erdhi pas ndriçimit të Statujës së famshme të Krishtit në Rio de Janiero që ndriçoi qiellin në një spektakël ngjyrash mes kufirit të dy vendeve fqinje.
Kjo iniciativë ishte pjesë e fushatës së ndërgjegjësimit nga ana e FIFA-s për të respektuar rregullat e lojës, me sens bashkëpunimi dhe respektimi të lojtarëve, tifozëve dhe albitrave.
“Ky homazh që Brazili dhe Argjentina po e bëjnë njëkohësisht, tregon se rivaliteti në fushë nuk përbën një barrierë për të respektuar rregullat e lojës. Interesi i të dy vendeve është të thellojnë dialogun, miqësinë dhe bashkëpunimin mes tyre, si vende fqinje dhe me kultura të ngjashme” është shprehur në një deklaratë Ambasadori i Brazilit në Argjentinë, Everton Vieira.
Të dy vendet performuan me shfaqje ngjyrash të njëjta, njëkohësisht për rreth dy orë, nga ora 8 e mbrëmjes në orën 23:00.
Brazili dhe Argjentina konsiderohen të dyja vende pretendente për trofeun e Kupës së Botës këtë vit, pasi kanë të dyja një kulturë të spikatur futbollistike dhe kanë mbështetës fanatikë, çka e bën këtë xhest simbolik shumë të domethënës.
Redaksia Online
(F.I/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com