Argjentina nën drejtimin e Javier Milei-t, presidenti ‘loco’! Çfarë pritet të ndodhë në shtetin e Amerikës së Jugut

Pas fitores së anarko-kapitalistit Javier Milei në balotazhin e zgjedhjeve, Argjentina tashmë po përballet me një eksperiment dhe rezultat të pasigurt. Një biografi e paautorizuar e Milei-t e përshkruan atë si një i vetmuar i çuditshëm që vuajti në fëmijëri nga abuzimi prindëror dhe bulizmi në shkollë gjatë 1980 dhe iu dha pseudonimi El Loco (I çmenduri) për shkak të stabilitetit të tij emocional. 

Milei fitoi sukses si personalitet mediatik, si ekonomist në shfaqjet televizive argjentinase ku shprehej për mjerimin e inflacionit. Prirja e Milei-t për të tërhequr vëmendjen e ndihmuan të fillonte një karrierë në politikë rreth pesë vjet më parë. Ekonomisti libertarian u zgjodh në kongres në vitin 2021 për partinë e tij Libertad Avanza (Përparon liria)

53-vjeçari ekspresiv gjatë gjithë fushatës së tij deri të dielën mbrëma ku mori fitoren. Përdori një sharrë elektrike si simbol për të ndihmuar vendin, i cili ekonomikisht është rrënuar me inflacion 140 për qind dhe duke u futur 44 miliardë dollar borxh tek Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Por çfarë pritet të bëjë Milei për argjentinën?

Milei dëshiron të prezantojë dollarin amerikan si mjet pagese në vend të pesos argjentinase, të cilën ai e përshkroi si "jashtëqitje të klasës politike". Ai dëshiron të shfuqizojë bankën qendrore. Të shkurtojë organet e shtetit, një "organizatë kriminale" në sytë e tij, në minimum me vetëm tetë ministri në vend nga 18 sa ka tani, gjithashtu të shkurtojë rrënjësisht shpenzimet publike.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Rita Ndoci: Unë dhe Parashqevia i kemi pasur krahët e ngrohta nga Byroja Politike, ndryshe s’bënim dot karrierë

Rita Ndoci: Unë dhe Parashqevia i kemi pasur krahët e ngrohta nga Byroja Politike, ndryshe s’bënim dot karrierë