Argjentina ka dështuar për herë të dytë në 13 vjet, pasi qeveritarët nuk ishin në gjendje për të arritur një marrëveshje kompromisi me poseduesit e bonove, njoftuan sot zyrtarë të lartë. Ministri argjentinas i Ekonomisë, Axel Kicillof shkoi në Nju Jork në përpjekje në arritjen e një kompromisi me fondet mbrojtëse dhe poseduesit e tjerë të bonove, por misioni i tij dështoi. Kriza u thellua pasi një gjyqtar në SHBA vendosi në favor të investitorëve të fondeve mbrojtëse, të cilët kanë kërkuar shlyerjen e 1,3 miliardë dollarëve. "Standard & Poor's" ka konsideruar se vendi ndodhet në një zgjedhje të pacaktuar, çka do të ketë një ndikim të madh nga kostot e huamarrjes për të ardhmen e vendit./ATSH/
/Shqiptarja.com












