Argjentina Ramosaj ka marrë propozimin e saj të ëndrrave nga i dashuri Dukagjin Fetahu.

Çifti po kalojnë pushime “të nxehta” prej disa kohësh në plazhet e Tajlandës.

Dukagjini i ka propozuar Argjentinës për martesë në mënyrë shumë origjinale duke shkruar në rërë “Marry Me” (A martohesh me mua?).

argjentina

Ndërsa këngëtarja nga ana e saj përgjigjet, “Sigurisht që thashë po”.

Menjëherë kanë shpërthyer urimet nga ana e të afërmve dhe miqve të të dyve në profilet zyrtare Instagram.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)