Argjentina Ramosaj suprizon
fansat, konfirmon shtatzëninë

Argjentina Ramosaj suprizon<br />fansat, konfirmon shtatzëninë
Bukuroshja e cila verën e kaluar zuri faqet rozë për lidhjen e saj Dukagjin Fetahun ka suprizuar përmes rrjeteve sociale.

Argjentina Ramosaj ka postuar një fotografik në “Instagram” duke ekspozuar barkun e saj shtatzënë.

Në këtë mënyrë, këngëtarja i ka konfirmuar spekulimet që thoshin se ajo është në pritje të fëmijës së parë.

“Duke ardhur… Mrekullia e vogël”, shkruan krahas fotografisë. Sipas mediave kosovare, Argjentina është në muajin e 5-të të shtatëzanisë.

Për këtë arsye, çifti është duke bërë plane që së shpejti të organizojë një ceremoni martesore, ndonëse ende nuk është dhënë një datë definitive.

Pas këtij lajmi kanë vërshuar urimet për këtë lajm të mrekullueshëm,ndërkohë që disa çaste më pas Argjentina ka rrëfyer edhe gjininë e bebit, i cili pritet të jetë djalë. 


argjentina ramosaj


Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)