Argjentinë, Parlamenti shpall emergjencë ushqimore dhe shëndetësore (VIDEO)

Argjentina ka miratuar një ligj që deklaron emergjencë ushqimore deri në vitin 2022. Senati e miratoi ligjin me votat e të dy palëve. Vota dypartiake e Senatit ishte pasqyrë e asaj çfare po përjeton Argjentina ku njerëzit janë të uritur, dramë që shpesh është bërë temë e fushatave zgjedhore.

Në vend, varfëria është rritur shumë gjatë muajve të fundit për shkak të rënies së vlerës së Peso-s, tkurrjes së ekonomisë kombëtare dhe rritjes së kostos së jetës. 

Opozita, Frente de Todos e cila mbështet Alberto Fernandez, kishte paraqitur ligjin për të rritur ndihmën për nevojtarët me 50%. Mendohej se Macri do të vinte veton ndaj propozimit opozitar ndërsa po afrohen zgjedhjet, por ligji ka kaluar njëzëri.

Një punonjës social tha se për fëmijët mungojnë nuk qumështi dhe bulmetet. Nënat i ushqejnë ata me qumësht pluhur.

Mbi pesë milion argjentinas (nga 46 në total) nuk mund të sigurojnë ushqim të mjaftueshëm.

Një punonjës tjetër social tha se  "Ka shumë fëmijë që kanë nevojë dhe janë të kequshqyer. Ka shumë prej tyre që hanë vetëm një vakt në ditë.

Njoftimi i Senatit u përshëndet nga lëvizjet shoqërore të cilat protestojnë prej ditësh përpara Parlamentit për të shprehur nevojën për miratimin e menjëhershëm të dispozitës.

Por Argjentina nuk është vetëm një emergjencë ushqimore.Vendi, i shtypur nga një krizë shumë e rëndë ekonomike, është gjithashtu edhe emergjencë shëndetësore. Rastet e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme janë rritur gjeometrikisht. Çmiment e larta të mjeteve mbrojtëse i kanë detyruar argjentinasit të heqin dorë nga përdorimi i tyre.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë