Argjentinë/ Presidenti Milei vendos për mbylljen e agjencisë shtetërore të lajmeve

Argjentinë/ Presidenti Milei vendos për mbylljen e agjencisë shtetërore të lajmeve

Presidenti i Argjentinës, Javier Milei

Presidenti ultra-liberal i Argjentinës Javier Milei ka njoftuar ditën e premte mbylljen e agjencisë shtetërore të lajmeve, Telam. Millay u shpreh se ajo shërbente si një agjenci propagande e ish-presidentes Cristina Kirchner.

“Ne do të mbyllim agjencinë Telam, e cila në dekadat e fundit ka shërbyer si një agjenci propagande Kirchner” tha Milei në një fjalim në parlament, por pa dhënë detaje më tej.

Gjatë muajit shkurt, qeveria e Milei paraqiti një plan që synon “të modifikojë strukturën organizative dhe operacionale” të të gjithë mediave shtetërore, duke përfshirë Telamin si dhe radion dhe televizionin shtetëror. Telam u themelua në vitin 1945 dhe ka më shumë se 700 punonjës. Çdo ditë transmeton rreth 500 telegrame të brendshme lajmesh, 200 foto, video dhe përmbajtje radiofonike.

Sipas faqes së saj të internetit, Telam “është e vetmja agjenci në vend me një rrjet korrespondentësh në të gjitha provincat e Argjentinës dhe me shumë marrëveshje bashkëpunimi me agjencitë ndërkombëtare”.

Tentativa për mbylljen e agjencisë së lajmeve Telam ka patur edhe në drejtimin e presidentëve Carlos Menem, Fernando de la Rua dhe Mauricio Macri. Reforma e vitit 2018, largoi nga puna 357 punonjës, disa prej të cilave u anuluan më pas nga Gjykata.  

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Lezhë-Laç, përplasen 2 mjete, plagoset rëndë një 70 vjeçar

Aksident në aksin Lezhë-Laç, përplasen 2 mjete, plagoset rëndë një 70 vjeçar