Agjërimi/ Nutricionistja Diola Dosti: Mënyra më e mirë për të humbur peshë shëndetshëm, ja efektet 'çudibërëse' që ka në organizëm

Stina e pranverës vjen edhe me shqetësimin e kileve të tepërta. Cilat janë mënyrat natyrale të detox-it për të humbur peshë shpejt dhe shëndetshëm? Nutricionistja Diola Dosti u shpreh se argjërimi është një nga mënyrat kryesore dhe më të mira për të humbur peshë:

“Detoxi më i  mië është argjërimi, me detox do të thotë që mos ti japësh organizmit tënd për një periudhë të caktuar kohore një sasi të ushqimit dhe për ti lënë hapsirë stomakut, mëlçisë, pankreasit që të qetsohet dhe të pushojë së punuari për një periudhë kohore në mënryë që të vetpastrohet. Në fakt kjo daton që në kohën e Hipokratit i cili thoshte që të gjitha sëmundjet  vijnë nga zorrët, domethënë flasim nga aparati i tretjes.

Ajo u shpreh se ndihmon edhe në ndërprerjen e qelizave kancerogjene:

“Ka shumë studime që flasin për argjërimin dhe një ndër gjërat më fantastike është që argjërimi ndërpret shumimin e qelizave kancerogjene dhe përshembull qelizat kancerogjene e dashurojnë sheqerin dhe në momentin kur ne i japim karbohidrate ose sheqerna pa fund ato rriten shumohen dhe shkaktojnë pastaj dhe probleme të tjera. Një ndër funksionet e argjërimit se ne qeliza kancerogjene prodhojmë cdo ditë, jo vetëm individët që janë të prekur por sistemi ynë imunitar nuk lejon që ato të shumohen dhe më pas vetshkatërrohen. Por për të ndodhur ky process trupi jonë ka nevojë që të ndodhi një restart” tha ajo.

“Gjatë periudhës së argjërimit energjia nuk shkon në stomak por në komplet pjesët tona të trupit qarkullon oksigjeni më lehtë, qarkullon energjia më lehtë dhe cdo qelizë vetrigjenerohet. Argjërimi i jep hapsirë të gjitha qelizave të tjera të rigjenerohen” përfundoi nutricionistja për “Rreze Dielli”.

MC/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?