TIRANË- Në cilësinë e profesorit në Biokiminë Molekulare, Bamir Topi në një intervistë për Report Tv ka dhënë argumente shumë bindëse se përse pandemia do të përfundojë në mes të muajit maj. Këtu nuk i referohet kurbës së shifrave të të infektuarve në Shqipëri, por logjikës dhe të shkuarës.
Topi thotë se referuar të gjithë viruseve që kanë "pushtuar" botën kanë pasur të njëjtin rrugëtim. Si fillim janë shfaqur në Azi, siç edhe ka ndodhur me COVID-19, më pas vijon në hemisferën veriore dhe SHBA-ja është e fundit nga shtetet e prekura. Gjithashtu edhe koha se kur nisin ka qenë e njëjtë. Që do të thotë, historikisht nga nisur në nëntor dhe ka përfunduar në mes të majit.
Asnjë nga viruset në histori, thekson Topi nuk kanë shkuar përtej majit, e për pasojë parashikimet sipas tij janë që edhe me COVID-19 të ndodhë e njëjta gjë.
"Ka një lloj qetësimi, kursi ka filluar në Azi, ka kapur hemisferën veriore, ka arritur në fundit të nëntorit, ka mbërritur në Europë në janar, ka kapur SHBA në etapën e fundit dhe kjo ka përfunduar gjithmonë në mesin e maji. Nuk mbaj mend asnjë grip që të ketë vazhduar pas gjysmës së majit. Sjellja e viruseve në verë ka qenë e pakonsiderueshme. Në një betejë të pazakontë, njeriu ecën dhe me një logjik me mënyrën sesi vjen një virus. Mos mendoni se koronavirset janë të panjohura për njerëzimit. Familjet e këtij virusi janë zbuluar që në vitet 60. Për herë të parë, koronavirusët nëpërmjet metodës që konsiderohet ende moderne, zbulimi i titrave të imunitetit, është aplikuar nga një shkencëtar që ka punuar dhe një koleg i imi, Rajmond Ikonomi. Koronaviruset që japin simptoma në frymëmarrje, është i lidhur me veterinarinë. Kjo pandemi ka sjellë para njerëzimit, së para lidershipit botëror, që u gjend i papërgatitur, ndonjëherë ka qenë gati dilitanteske, se ai ka në dorë fatet e popullsisë globale. Nuk është parë komunikim i frytshëm me ekspertët. COVID-19 ka pësuar një mutacion që nuk e kanë familjet e koronavirusit. Jemi para një virusi të ri", tha Topin.
Ish- presidenti Bamir Topi në një intervistë për Report Tv ka bërë me dije se ai ka qenë në Kinë në kohën që ishte kulmi i pandemisë së COVID-19 dhe është kthyer në Shqipëri në janar, e për pasojë është vëtëkarantinuar, edhe pse në mënyrë të padeklaruar publikisht.
"Nga data 9-14 janar kam qenë i ftuar në një aktivitet në Kinë, kam qenë në Pekin dhe për hir të së vërtetës dhe kur jemi larguar, nuk kishte asnjë lloj informacioni mbi të këtë virus. Jemi ndërgjegjësuar kur kemi ardhur këtu që kemi parë lajmet nga Wuhan. Kemi qenë të vëtëkarantinuar, por pa e deklaruar, sepse gjithçka mund të ndodh, fatmirësisht nuk ndodhi", tha Topi.
Ish- presidenti Bamir Topi i ka vlerësuar maksimalisht masat e marra nga qeveria Rama mbi koronavirusin! Në një intervistë për Report Tv, Topi tha se i ka marrë masat në kohë, megjithatë tashmë është përpara një sfide që të mendojë përtej pandemisë, lidhur me ekonominë e vendit! për këtë ka ftuar edhe opozitën. Këto komenti i bëri pas reagimit të ambasadores Amerikane Yuri Kim lidhur me mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
"Për shkencën po flisja me shumë pasion, kur më fut në politikë për më tepër për të aktorë që unë i njoh shumë mirë, pavarësisht se unë vlerësoj çdo ambasador, por duke qenë brenda situatës që e njoh shumë mirë, është një mënyrë për të kaluar këtë moment pa përplasje dhe kur të mbaroj koronavirus do të fillojnë përplasjet. Pas pandemisë do të vijnë krizë ekonomke. Në Itali, recesion shumë të madh, lidershipi politik shqiptar vërtetë po e kalon me nota pozitive koronavirusin. T'i japim Cezarit atë që i takon, e mori në kohë vendimin për karantinimin. Jam mësuar t'i japë të drejtë atë që i takon. Nuk mjafton ta mbysë thjesht me masa ekonomike, mendoj që gjithçka duhet të mbahet me këtë lloj komunikimi. Qeveria dhe opozita të mos merret me gjëra anësore, të mendojnë përtej epidemisë. një qytetar i thjesht nuk e mendon këtë. Të ristrukturojë perspektivën me ekonomisë. Mund të nisesh për pushime luksi diku, gjatë rrugës të ndodh një aksident, do kthehesh në spital dhe jeta më pas nuk është si më parë. Shumë plane që janë bërë në kohë të mirë duhet të ndryshojnë", tha Topi.
Ky veterineri paska sjell virusin Se dyti ky dijari lopve dhe qenve te kufirit se per qée e kufirit ka mzrre titullin Dr harron se ky nuk asht grip se dyti nuk prek lopet
PërgjigjuPo ku studiove biokimi o Bamke qyllollari, ti bujqesorin ke mbaruar o i shkrete ca flet kot pa lidhje per viruse qe jane leshuar nga vete njerezit ne laboratorin kinez, ti vete e the qe isha atje e nuk kuptova asgje qe ketu i ke thene te gjitha. Edhe kur ishe president e mbushe administraten me veteriniere e njerez pa lidhje ik futi ndonje pace koke e gezo pensionin.
PërgjigjuFaleminderit per lajmin e mir, me siguri ka per ta thene edhe edi palloshi ijes, vetem se kush ndek lajmet italiane e dinte shume me perpara kete lajm sepse ju palloshat e qeveris se vritni shum mendjen, kopjo nga mesybepet italian dhe apliko ketu, majmunet e shkret
PërgjigjuNuk bie rrufeja o bamir rri i qete gezo miljonqt qe vodhe ne drrejtesi , nje emrim 200-400 mij€
Përgjigjupaska qene me i ndershmi.....luli i dha 500 mije euro ristan rakise per ti dhene Tironen atij.