Topi: Kam qenë në Kinë në kulmin e virusit, erdha në Shqipëri në janar...u vetëkarantinova, por s'e deklarova

Ish- presidenti Bamir Topi në një intervistë për Report Tv ka bërë me dije se ai ka qenë në Kinë në kohën që ishte kulmi i pandemisë së COVID-19 dhe është kthyer në Shqipëri në janar, e për pasojë është vëtëkarantinuar, edhe pse në mënyrë të padeklaruar publikisht.

"Nga data 9-14 janar kam qenë i ftuar në një aktivitet në Kinë, kam qenë në Pekin dhe për hir të së vërtetës dhe kur jemi larguar, nuk kishte asnjë lloj informacioni mbi të këtë virus. Jemi ndërgjegjësuar kur kemi ardhur këtu që kemi parë lajmet nga Wuhan. Kemi qenë të vëtëkarantinuar, por pa e deklaruar, sepse gjithçka mund të ndodh, fatmirësisht nuk ndodhi", tha Topi.


Lajmi kryesor:

Argumentet bindëse që jep Bamir Topi pse COVID-19 do 'zhduket' në maj...të padëgjuara më parë


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar