Arian Çani në Report Tv: Po të isha kryeministër do kisha turp të futesha në zgjedhje, opozita copë-copë! Posteri i Këlliçit? S’merret pushteti me gishta

Analisti i njohur, Arian Çani ka komentuar situatën politike në fushatën për 14 majin. I ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu, Çani u shpreh se kryeministri Rama nuk po luan një lojë të drejtë, pasi sipas tij po “ndeshet” me një opozitë të çarmatosur.

“Ata janë copë copë, unë i them sistemit më lër ta kuptoj sesa dobët është opozita. Unë se shoh dot që sesa dobët janë këta. Por që të ndodhë kjo duhen vota të lira dhe të ndershme.

Kjo do ishte lojë e rregullt. Jemi futur në një epokë ku s’ka më rëndësi vota e njerëzve, shtrembërohet para se të shkojë në kuti. Para se të shkojë, deformohet.

Unë kështu do reagoja edhe po të ishte Rama në opozitë. Unë jam partizan që dua që një ditë të ketë zgjedhje normale, me rregulla loje normale. Kjo garë është e pabarabartë. Unë po të isha kryeministër do më vinte turp të futesha në zgjedhje. Do bëja gjithçka që gara të ishte normale.”-tha Çani.

Gazetari cilësoi si garë të fortë trion, Elbasan, Shkodër dhe Durrës ndërsa shtoi se Tirana është pak më “kokëfortë” dhe fleksibël.

“Benet Beci është njeri i aftë, është i fortë, e njeh sistemin. Ai ka vite që është i lidhur me punë publike.

Garë të fortë shoh Elbasanin, Durrës, në Tiranë është me pikëpyetje.  Beteja këtu do jetë.”- tha ai.  

Sa i takon situatës së opozitës, Çani theksoi se opozita nuk ka sakrifikuar, që do të thotë se po përdor politikën e gabuar për të marrë pushtetin. Pra në një farë mënyre, sipas gazetarit opozita po nënvlerëson mazhorancën dhe s’po i dalin përballë siç duhet.

“Ata s’kanë bërë sakrifica, Berisha-Meta. Në Shqipëri nuk ka sakrifica nga opozita, dhe për të ardhur në pushtet duhet të sublimohesh. Duhet të sublimohen, nuk merret pushteti duke nxjerrë gishtat.”- vijoi ai.

Një koment e pati edhe për posterin e Belind Këlliçit.

"Mua artistikisht mu duk e bukur, por s’mjafton për të fituar. Duhet më shumë se kaq. S’është gjë e keqe, është thyerje tabush. Dhe ky tjetri që nxjerr gishtat, mirë bën që provokon po a mjafton kjo? Kaq kollaj është t’i merresh kafshës politike Veliajt? Jo zotëri duhet të më trembësh...”- tha ai.

Sa i takon luftës brenda PD-së, Çani ripërsëriti se do të ketë një rikthim të Bashës dhe se përkrahja e Bardhit për Zef Hilën do të thotë që e ka kuptuar se Alibeaj është në fakt lodra e Bashës.

“Basha do kthehet. Ça të bëjë që mos kthehet... Po luan misterin. Nuk po duket qartë nëse e do Alibeaj apo po përgatit terrenin për Bashën. Bardhi e ka kuptuar lojën, që Alibeaj është delfini i Bashës.”- përfundoi ai.

Polemika të shumta janë ndezur pas vendosjes në rrugë të posterit me kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi. Gjesti i Këlliçit në poster, ku duket me gishtat e mesit lart, është cilësuar i papranueshëm, jo vetëm nga komunitetet fetare, por edhe disa institucione.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/04/2023 02:45

    Une ju kuptoj shume mire,ju z.Cani doni nje gare gentlemen-sh,bazuar mbi nje marreveshje gentlemen-sh,por politika eshte /Carpe Diem/,aq me keq jona qe nuk njeh as rregulla loje,as ligje dhe ne themel ka pabesine e ligesine orientale dhe makiavelizmin.

    Përgjigju
  • noku: 27/04/2023 19:46

    ti ke te drejte, por kush te degjon. ky pushtet po i lodh te gjithe perfshire edhe te majtet

    Përgjigju
  • e drejta: 27/04/2023 14:25

    DHE KESHTU TI JAPE DRITEN JESHILE NON GRADAVE...CFARE LLOGJIKE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë