SHBA - Një çift të moshuarish nga Skocia patën një takim të çuditshëm me një ari. Bob dhe Irene McKeoën ishin me pushime ne Pasadena të Kalifornisë, në SHBA kur ndërkohë që po dilnin nga shtëpia, një ari po kalonte në zonën e banuar. 

Ariu fillimisht duket sikur shtanget nga të moshuarit, të cilët nga ana e tyre as që e vunë re. Bob fillimisht mbylli me çelës derën dhe më pas vazhdoi rrugën së bashku me bashkëshorten e tij.

Ai e pa kafshën vetëm pasi ndjeu diçka që po fërkohej me këmbën e tij. Pasi e vuri re, i moshuari nxitoi të kthehej në shtëpi, por harroi bashkëshkorten e tij...

Fatmirësisht takimi nga afër me një ari përfundoi me vetëm me një të gërvishtur në këmbë.


(v.gj/shqiptarja.com)