Prej 3 orësh, prokurori Arjan Ndoja ndodhet në seancën dëgjimore në KPK, ku ka ka mohuar përfshirjen në botën e krimit jashtë vendit me persona të përfshirë në krimin e organizuar. Prokurori pretendoi se nuk ka është takuar me asnjë person të përfshirë në krimin e organizuar, dhe në rast se kjo provohet ai do të japë dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë. Ndërkohë pretendimet e ONM ishin që vëllai i dy miqve të Ndojës është i përfshirë në krim të organizuar jashtë vendit.
“Jo vetëm nuk e njoh personin, por personi që më atribuoni si kontakt i papërshtatshëm me botën e krimit është i dënuar për veprën penale të vrasjes dhe armëmbajtjes në Itali dhe jo për krimin e organizuar. Edhe nëse do ishte i dënuar për krimin e organizuar, nuk e kam takuar kurrë këtë person dhe jam i gatshëm për të vënë në dispozicion të gjitha tabulatet telefonike. Nëse gjeni një moment që kam kontaktuar me telefon, email apo kam takuar një person të krimit të organizuar, unë vetëlargohem nga ky sistem”, ka thënë prokurori Arjan Ndoja.
Ndërsa për faktin se nuk ka formim të plotë për të qenë pjesë e prokurorisë së Durrësit, Ndoja tha se ka numër minimal të çështjeve të mbetura dhe i konsideron të gabuara gjetjet e ONM.
Ndoja tha se prokurorë të ngjashëm me të në prokurorinë e Durrësit kanë pasur nga 120 deri në 150 dosje, mjaft mbartje dhe janë certifikuar në vetting. Ndërsa ai vetëm për vitin 2021 ka pasur 450 dosje dhe ka një numër minimal të mbetjeve, afër 30 procese.
Lajmi kryesor:
I shpëtoi atentatit në 2019-n, Arjan Ndoja në veting, përplaset me përfaqësuesin e ONM! Jacobs: Ke kontakte me kriminelë! Prokurori: Paragjykim, ju e keni bërë më keq drejtësinë
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.9%
-
Të gabuar
83.1%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2860
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosova dhe Shqipëria me ekipe të përbashkëta hetimore, Dumani dhe Isufaj firmosin marrëveshjen
24 Dhjetor, 12:52
-
I kallëzuar për 'shpërdorim detyre', shkarkoi drejtorin e UKSH në 2022! Ish-kryebashkiaku i PD në Shkodër, Bardh Spahia 1 orë në SPAK: S'ka lidhje me krimin, as korrupsionin (VIDEO)
24 Dhjetor, 09:54
-
Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO dyfishon dënimin për ish-kryebashkiakun Frrokaj! Do kthehet në qeli, do vuajë 2,8 vite burg (VENDIMI)
23 Dhjetor, 14:15
-
Koncesioni i sterilizimit/ SPAK pranon kërkesën e GJKKO, rëndon akuzat për Beqajn, Rjepajn e Rrapajn! Avokatët kërkojnë kohë
23 Dhjetor, 10:59
-
Tiranë/ Akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë, shtyhet përsëri seanca paraprake në GJKKO për Asllan Dogjanin! Solli raport mjekësor
23 Dhjetor, 10:13
-
Tiranë/ Për të dytën herë SPAK kërkon pushimin e çështjes për Selim Çekajn, akuza për përfshirje në trafik droge nuk vërtetohet! Gjykata shtyn vendimin
23 Dhjetor, 10:07
-
Simon Hadaj: Çfarë di Dumani që e tmerron Sali Berishën?
22 Dhjetor, 18:11
-
Mero Baze: Pse Flamur Noka po betohet se 'nuk merret peng'?
21 Dhjetor, 20:38
-
'Djathtas 1912' partia e parë që deklaron votën: Jemi pro zgjatjes së mandateve të prokurorëve të SPAK! 70% e qytetarëve e mbështesin, i vetmi që lufton korrupsionin
21 Dhjetor, 18:00
-
Ish-gjyqtarja Fetahu i kërkon nga qelia Gjykatës së Lartë rrëzimin e masës ‘arrest në shtëpi’ të vendosur ndaj saj në gusht
21 Dhjetor, 17:27
-
Paralajmërimi i Bashës për opozitën: Koha na dha të drejtë, pazari Rama-Berisha për të mbrojtur pandëshkueshmërinë, ishte mesazh kundër SPAK
21 Dhjetor, 16:57
-
Tentuan vrasin të "fortin" e Vlorës/ SPAK kërkon 11 vite burg për Luzin dhe Koroveshin! 2 vite e 9 muaj për Amarildo Nikollin
21 Dhjetor, 14:17