‘Arjan Tase nipi i tij?’ Balla: Nuk kam asnjë lidhje me individin që duhet të marrë dënim shembullor

‘Arjan Tase nipi i tij?’ Balla: Nuk kam asnjë lidhje me individin që duhet të marrë dënim shembullor

Taulant Balla dhe Arjan Tase

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka hedhur poshtë pretendimet e disa portaleve, të cilët ditën e sotme kanë shkruar se polici Arjan Tase që vrau fëmijën 7 vjeçare, me skaf në Himarë është nipi i tij.

Përmes një postimi në Twitter Taulant Balla ka hedhur poshtë akuzat dhe deklaron se nuk ka asnjë lidhje me personin në fjalë. Sipas Ballës autori duhet të marrë dënim shembullor.

‘Si ka mundësi që këta lloj vampirësh mediatike dhe nga mbrapa politikë arrijnë të shpifin dhe sajojnë deri në këtë pikë. Asnjë lidhje me këtë individ që duhet të marrë dënim shembullor’, shkruan Balla.

Postimi i Ballës në Twitter

Arjan Tase, me gradë komisar dhe me detyrë shef i policimit në komunitet në Elbasan, përplasi me gomone në plazhin e Potamit në Himarë, për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdiu. Ish-efektivi futi gomonen në hapësirën e rrethuar për pushuesit me bova plastike. Pasi zbarkoi në breg familjarët e tjerë në bord, kreu manovrime të pakujdesshme për të kthyer mjetin lundrues sërish në det të hapur. Nga këto manovrime të pakujdesshme, 15 metra larg bregut, ka goditur me pjesën e prapme të mjetit lundrues, Jonada Avdiun duke i shkaktuar plagë të rënda që kanë sjellë humbjen e menjëhershme të jetës. Tase akuzohet për veprën penale të “Vrasjes së kryer nga pakujdesia”, e cila në nenin 85 të kodit penal parashikon gjobë ose maksimumin e dënimit deri në 5 vite burg. Pas ngjarjes së rëndë Tase u përjashtua nga radhët e policisë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 04/08/2022 13:04

    Vazhdoni tani pa pushim me bombardime per te arritur qellimin politik pa ju interesuar per familjen e vogelushes dhe per ate djalin qe beri aksidentin , paskeni qene bastard te pashembull lerini te qete njerezit ne dhimbjen qe i ka perfshire o plera bagetish

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?