Tragjedia në Himarë/ Arjan Tase dyshohet se me kushëririn jepnin mjete lundruese me qira! AMP: Futi gomonen në hapësirën e rrethuar për pushuesit me bova plastike

Ish efektivi që përplasi për vdekje 7-vjeçaren në plazhin e Potamit dyshohet se e kishte marrë gomonen nga kushëriri që kishte një pikë në bregdetin e Himarës ku i jepte me qera mjetet lundruese. Ka dyshime që në këtë aktivitet të jetë i përfshirë edhe ish-efektivi Tase. Edhe pse ai ka deklaruar se skafi nuk është i tij, po hetohet nëse ai ka lidhje apo jo me to. Sipas dëshmive të personave të pyetur, Tase ka bërë manovrime të rrezikshme në det dhe në momentin që është afruar pranë vijës bregdetare, zonë e mbushur me pushues e fëmijë që laheshin, ai është përpjekur të ulë shpejtësinë dhe ka tentuar të ec mbrapsht me indietro. Ky ka qenë momenti fatal ku helikat e skafit kanë goditur vogëlushen 7-vjeçare dhe për pasojë i sollën edhe vdekjen.

Sipas AMP, ish efektivi futi gomonen në hapësirën e rrethuar për pushuesit me bova plastike. Pasi ka zbarkuar në breg personat e tjerë në bord, ka kryer manovrime të pakujdesshme për të kthyer mjetin lundrues sërish në det të hapur. Nga këto manovrime të pakujdesshme, 15 metra larg bregut, ka goditur me pjesën e prapme të mjetit lundrues, Jonada Avdiun duke i shkaktuar plagë të rënda që kanë sjellë humbjen e menjëhershme të jetës. Tase akuzohet për veprën penale të “Vrasjes së kryer nga pakujdesia”,  e cila në nenin 85 të kodit penal parashikon gjobë ose maksimumin e dënimit deri në 5 vite burg. Hetimet janë shtrirë edhe ndaj strukturave policore. I gjithë zinxhiri drejtues i Drejtorisë dhe Migracionit në DVKM Vlorë është vënë nën hetim pasi kanë përgjegjësinë për kontrollin dhe monitorimin e sigurimit të hapësirave ujore të rrethuar me bova për pushuesi. Gjithashtu grupi hetimor ka sekuestruar mjetit lundrues, i cili rezulton me dokumentacion të rregullt ligjor.

Në dëshminë e tij, Tase ka thënë se gomonia nuk ishte e tij. Nuk përmendi kushëririn por tha se ia ka marrë mikut të tij për përdorim dhe ka shtuar se gomonia kishte defekt, e për pasojë ka marrë gaz menjëherë dhe ka bërë një rrotullim në vend duke goditur vajzën 7-vjeçare për vdekje. Ndërkohë, Tase nuk kishte patentë skafi.

Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë (2 gusht) në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga gomonia teksa po lahej në det. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime. Drejtuesi i gomones është shefi i policimit në komunitet në Elbasan, Arjan Tase u shoqërua në polici, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia.

Ai ka qenë Shefi i Komisariatit të Himarës, por u arrestua pas një operacioni antidrogë, megjithatë, u rikthye sërish në radhët e policisë. Për ngjarjen e rëndë u shkarkua i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë së Kufirit dhe Migracionit Vlorë nga detyra.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:35
AMP: Ish efektivi futi gomonen në hapësirën e rrethuar për pushuesit me bovat plastike! La familjarët në breg dhe bëri manovra të pakujdesshme

1659446333_Sequence03.00240604.Still033.jpg

AMP ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në plazhin e Potamit në Himarë kur komisari Arjan Tase përplasi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdiu. Ish efektivi futi gomonen në hapësirën e rrethuar për pushuesit me bova plastike. Pasi zbarkoi në breg familjarët e tjerë në bord, kreu manovrime të pakujdesshme për të kthyer mjetin lundrues sërish në det të hapur. Nga këto manovrime të pakujdesshme, 15 metra larg bregut, ka goditur me pjesën e prapme të mjetit lundrues, Jonada Avdiun duke i shkaktuar plagë të rënda që kanë sjellë humbjen e menjëhershme të jetës. Tase akuzohet për veprën penale të “Vrasjes së kryer nga pakujdesia”, e cila në nenin 85 të kodit penal parashikon gjobë ose maksimumin e dënimit deri në 5 vite burg.

Mdërkohë hetimet janë shtrirë edhe ndaj strukturave policore. I gjithë zinxhiri drejtues i Drejtorisë dhe Migracionit në DVKM Vlorë është vënë nën hetim pasi kanë përgjegjësinë për kontrollin dhe monitorimin e sigurimit të hapësirave ujore të rrethuar me bova për pushuesi. Gjithashtu grupi hetimor ka sekuestruar mjetit lundrues, i cili rezulton me dokumentacion të rregullt ligjor.

Njoftimi i plotë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) arrestoi në flagrancë punonjësin e Policisë së Shtetit, A.T., me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprën penale “Vrasje e kryer nga pakujdesia” parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal, në rrethanat e mëposhtme: Në datën 02.08.2022, rreth orës 14:00, shtetasi A.T., i cili ishte me pushime në Himarë, ka qenë duke drejtuar një mjet lundrues me dy motorë, nga Porto Palermo drejt Potamit, ndërsa në bord kishte edhe familjarë të tij.

Në vendin e quajtur plazhi i Potamit, në kundërshtim me rregullat e qarkullimit ujor, shtetasi A.T. ka futur mjetin lundrues në hapësirën ujore të përcaktuar për pushuesit. Kjo hapësirë ujore ka qenë e rrethuar me bova plastike, sipas përcaktimeve në aktet ligjore që normojnë këtë aktivitet. Pasi ka zbarkuar në breg personat e tjerë në bord, shtetasi A.T. ka kryer manovrime të pakujdesshme për të kthyer mjetin lundrues sërish në det të hapur. Nga këto manovrime të pakujdesshme, 15 metra larg bregut, drejtuesi i mjetit A.T., ka goditur me pjesën e prapme të mjetit lundrues, shtetasen e mitur J.A., duke i shkaktuar plagë të rënda që kanë sjellë humbjen e menjëhershme të jetës.

Pas veprimeve hetimore në vendngjarje, administrimin e provave që dokumentojnë fajësinë e shtetasit A.T. për veprën penale të “Vrasjes së kryer nga pakujdesia”, hetimet janë shtrirë edhe ndaj strukturave policore, të cilat në fushën e veprimtarisë që u ngarkon ligji, kanë përgjegjësinë për kontrollin dhe monitorimin e sigurimit të hapësirave ujore të rrethuar me bova për pushuesit. Gjithashtu grupi hetimor ka sekuestruar mjetit lundrues, i cili rezulton me dokumentacion të rregullt ligjor.

Nga veprimet proceduriale të kryera deri në këtë fazë, janë marrë në cilësinë e personave ndaj të cilëve zhvillohen hetime, drejtuesit e strukturave policore:

- Kryekomisar SH.H., me detyrë Drejtor i Drejtorisë dhe Migracionit në DVKM Vlorë;

- Komisar F.M. me detyrë Shef i Sektorit të Kufirit në DVKM Vlorë;

- Nënkomisar V.LL., me detyrë Shef i Komisarjatit të Policisë Himarë;

- Nënkomisar N.B., me detyrë Shef Stacioni i Policisë Kufitare Dhërmi;

- Nënkomisar A.D., me detyrë Shef i Seksionit të Rendit në Komisariatin e Policisë Himarë.

Materialet proceduriale i dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe grupi hetimor i AMP vijon hetimet për të dokumentuar me prova ligjore përgjegjësinë penale të punonjësve të Policisë, të sipërpërmendur.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/08/2022 01:03

    Kjo nuk eshte /vrasje nga pakujdesia/.A.Tase e ka marre ne perdorim gomonen me vetedije, megjithese nuk kishte patente dhe si rrjedhim njohurite e tij per perdorimin e mjetit jane ne dyshim pra edhe pse ligjerisht e aftesisht ishte i vetedijshem qe nuk duhej,se shkelte rregullat dhe mund te shkaktonte aksident,prape i ka shkelur.Ka hyre dhe ka levizur me vetedije te plote, ne nje zone qe e dinte qe ishte e ndaluar per mjetet motorike te ujit,ku kishte pushues e notues.E pra,te gjitha keto e rrezojne akuzen/vrasje nga pakujdesia/.Dhe akuzes duhet t'i shtohet dhe /mashtrim/.Si u beka kusheriri, mik?!

    Përgjigju
  • bledi: 03/08/2022 18:34

    ky maskara ka dash vrare aty ne vend....plumbi del me plumb.....

    Përgjigju
  • Tirona: 03/08/2022 17:18

    Që ta dini ju të dashur lexues e popull i thjeshtë e zemër mir Shqiptar kti e të gjith ktynve që bojn si horra nëpër motoskafe,jet ski e makina ësht për tja q* ropt me i fut plumin. 5 vjet jam dënu un për 1 vepër qesharake e ky motërshkër*hymi do dënohet 5 vjet pët vrasje?? Duhet me i pre kokën ktyne laskarvë kokcepsha që të zejn men tjerët. Shteti tbohet gati për funeralin e rradhës të ktij apo nai familjari të tij.

    Përgjigju
  • Anonim: 03/08/2022 16:07

    Vetem 5 vite per nje jete njeriu?Te pakten 30 vjet.

    Përgjigju
  • Roni: 03/08/2022 14:03

    Drogaxhiu qe u denua per trafik droge para dy viteve, dhe si per çudi arriti te futej ne radhet e Policise se Shtetit, tani na del me versionin qe fajin e ka skafi qe s'punonte mire dhe qe ori gaz vetem. Pra, injoranti Arjan Tase, nuk paska faj, dhe duhet te pretendoje qe te lihet ne gjendje te lire dhe te ushtroje funksionet ne komunitetin e eElbasant, madje mund te kerkoje edhe demshperblim per mungesen e disa diteve ne plazhet e Jugut. Eh, ç'ndodh ne Shqiperi. Tragjedi pas tragjedie, por s'ka ligjvenes, se ata merren me gratat e non grata, merren me sharje se aq kulture kane.

    Përgjigju
  • Klodi: 03/08/2022 13:32

    Vrasje nga pakujdesia? Ne mes te plazhit duke bere manovra PSEEEEEE??

    Përgjigju
  • romeo: 03/08/2022 13:11

    Kjo vjen sepse policet e thjeshte nuk zbatojne regullat dhe ti kerkojne llogari eproreve apo ishe eproreve nga frika e hakmarjes se tyre. Ministri i brendshem duhet tu japi nr. e telefonit gjith policeve qe ne raste te tilla te lajmerojne ministrin.

    Përgjigju
  • beni: 03/08/2022 12:45

    qe ta kuptoni te gjithe se cfare rezikon ky halabaku i qelbur, ja cfar thot neni 85 i kodit penal: Vrasja e kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Pra ky rezikon gjobe deri max 5 vjet burg. Shkurt ky per 6 muaji max eshte ne plazh prap. Te d******a shtetin

    Përgjigju
    • Endri: 03/08/2022 13:09

      Vrasje nga pakujdesia pak a shume ka te njejtin mase denimi. Ceshtja eshte te klasifikimi. Une do ta klasifikoja si vrasje me dashje sepse ne momentin qe ka hyre ne zonen e rrethuar e ka bere me vetedije me nje mjet te tille qe kthehet ne nje arme vdekjeprurese nese manovrohet rrezikshem

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'