Arkeologët e rajonit për herë të parë
në Tiranë,bashkohen zbulimet ilirike

Arkeologët e rajonit për herë të parë<br />në Tiranë,bashkohen zbulimet ilirike
Është mbajtur në Tiranë konferenca dyditore ndërkombëtare për prezantimin e zbulimeve më të fundit arkeologjike të mbarë trevave ku jetojnë shqiptarët.

Konferenca që nisi këtë të hënë ka bashkuar për herë të parë studiues dhe akademikë nga Kosova, Mali i zi, Maqedonia e më gjerë.

Studiuesit kanë prezantuar zbulimet qe nga shekulli i 6-te para Krishtit në trevat e Ilirisë e më gjerë, siç janë zbulimet në Ulpiane, apo pallatet e Agronit e të Teutës, siç pohon arkeologu Luan Përzhita.

"Zbulimet e fundit që ne sot po shpalosim vijnë kryesisht nga fusha e prehistorisë. Në territorin e Kosovës kemi një serë gërmimesh të reja të cilat çdo ditë e më tepër po japin një panoramë krejt re të asaj që është njohur sidomos në disa qytete kryesore të antikitetit. Në Malin e Zi zbulimet e reja lidhen me kërkimet që janë bërë kryesisht në Rizon është një qendër afër Kotorrit  ku pretendohet që janë gjetur pallate mbretërore të Agronit dhe Teutës“, thotë Luan Përzhita.
 
Konferenca e titulluar “Risi arkeologjike nga trevat shqiptare” është kthyer në një tribunë të tezave nga më të debatueshme. Arkeologu i njohur maqedonas Mixhait Pollozhani flet për zbulimin e gjashtë helmetave ilire, të cilat sipas tij konfirmojnë origjinalitetin ilirik në zonën e Ohrit dhe s’mund te quhen maqedonase.
 
“Një ekspeditë nxori 6 përkrenare dhe ato përkrenare arkeologët i ndërlidhin me përkrenaret që janë zbuluar në varrezën tumulave të Trebenishtit. Në Maqedoni po insistohet që të futet një emërtim i ri, e anashkalojnë emërtimin përkrenare ilire dhe më shumë i japim përparësi nocionit që ka të bëjë me tipin e përkrenareve greko-maqedonase”,
deklaroi Mixhait Pollozhani.
 
Ndërsa Skënder Muçaj nuk përcakton një kufi të prerë të prodhimit të këtyre helmetave, sepse sipas tij qytetërimet nuk kanë pasur kufij të prerë.
 
“Përdoret edhe termi ilir edhe termi maqedon dhe nuk mund t’i ndajmë ne këto mburoja se ishin territor i përbashkët”, u shpreh Skënder Muçaj.
 
Konferenca arkeologjike u mbajt kete të henë dhe do të vijojë zhvillimet edhe ditën e martë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

arkeologet


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…