E reja denoncon në Instragram se është dhunuar në Tiranë: Dikush më goditi nga pas, më thyen gotën në fytyrë ndërsa po haja! Sulmi u krye nga motrat Berishaj

E reja denoncon në Instragram se është dhunuar në Tiranë: Dikush më goditi nga pas, më thyen gotën në fytyrë ndërsa po haja! Sulmi u krye nga motrat Berishaj

Antoneta Berisha, Klea Prenga dhe Mariela Berisha

E reja Klea Prenga ka denoncuar në Instagram se është dhunuar papritur nga një person teksa darkonte në një restorant në Tiranë. Ngjarja sipas saj ka ndodhur të martën e 6 gushtit rreth orës 21:30 minuta. Në profilin e saj e reja ka publikuar foto ku duket qartë një e çarë e madhe në anën e djathtë të fytyrës dhe bluzën e ka me gjak.

Prenga tregon se është goditur nga dikush i cili I theu gotën në fytyrë. Pas sulmit vajza ka marrë një mesazh në telefon ku thuhej se sulmin e kishte dhuratë nga Mariela Berisha, motra e Antonela Berishës dhe e gjitha është bërë për ti shkatërruar fytyrën.

Klea Prenga është një vajzë e cila ka 45 mijë folloëersa në Instagram. Ndërsa Antonela Berishaj njihet për pjesëmarrjen e saj në emisionet “Përputhen” e “Big Brother VIP” dhe është mjaft aktive në rrjetet sociale duke ndarë momente nga puna dhe pushimet e saj

Postimi i plotë në Instagram 

Të martën, rreth orës 21:30, teksa isha duke ngrënë qetësisht në një restorant në Tiranë, u përballa me një sulm të papritur dhe të dhunshëm. Dikush më goditi nga pas dhe më theu një gotë në fytyrë ndërsa po haja. Dëmtimet janë të rënda dhe kam shpëtuar për një qime. Tronditja e asaj nate është e paimagjinueshme.

Sulmi u krye nga Mariela Berisha dhe Antonela Berisha. As ato dhe askush tjetër nuk mund ta shkatërrojë fytyrën dhe imazhin tim. Më vjen keq për to, sepse e tyrja është e shkatërruar me kohë.
Nga anët tona as hasmi nuk goditet duke ngrënë. Po të ishe aq gangstere sa të duket vetja, do më kishe ardhur përballë. Sa për mesazhin kërcënues që ke dërguar pasi ke kryer sulmin.Mua nuk ma prishin dot imazhin fundërrina si ju qe ju njeh e gjithë Shqipëria. Ti nuk ke familje vajzë e dashur që të të hyet në mes. Ti del e tregon përralla nëpër media për jetën tënde.

Femra xheloze si puna juaj meritojnë të izolohen në një spital mendor, sepse as sulmet e juaja të dhunshme nuk do të mundin të më shkatërrojnë mua apo jetën time. Femra si puna juaj janë mësuar me jetën e rrugës dhe aq kapacitet keni sa të arrini në veprime të tilla jo njerëzore.
Por mua nuk ma prishni dot identitetin dhe vlerat e mia sepse vij nga një familje me vlera dhe integritet dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë. Do jua çjerr maskën shumë shpejt. Regjistrimet e kamerave janë në dorën e shtetit dhe do të publikohen së shpejti.

Jam mirënjohëse që jam ende këtu dhe se nuk përfundoi më keq. Policia po heton ngjarjen, dhe shpresoj që drejtësia të vihet në vend. Ky sulm nuk do të më ndalojë; përkundrazi, do të më bëjë më të fortë dhe më të vendosur.

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Milo: 09/08/2024 11:19

    Prostitute, prostitute dhe vazhdon zinxhiri prostituta tirane dhe me pas dubai. Pasurimi pas skamjes gje e rende vellezer dhe motra

    Përgjigju
  • Juli: 09/08/2024 09:26

    Ja kta jan vipat shqiptar. Dhune kurvllik te dashur trafikante droge dhe vrases me pagese. Ja kta na servirin ekranet tona gjith vitin dhe behen shembull per femijet .

    Përgjigju
  • Tirana: 09/08/2024 09:25

    Berisha- Prenga.I ke thene te tera. Shpellar egersira zbritur ne Titane.

    Përgjigju
  • Anamaria: 09/08/2024 08:04

    Po sa rracë pasken qënë këto Berishajt?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja