Arkitekti italian i "Pyllit vertikal"
merr në dorë urbanizimin e Tiranës

Arkitekti italian i merr në dorë urbanizimin e Tiranës">
TIRANE-Italiani Stefano Boeri si dhe studio e tij arkitekturore UNLAB janë fituese të planit urbanistik të Tiranës. Lajmin për këtë e ka dhënë vetë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Veliaj theksoi se duhen përveshur mëngët për një fillim të ri. "Një fillim i ri, mbështetje për një punë të mahnitshme që na pret", shkruan Veliaj. Mungesa e hapësirave të gjelbra në kryeqytet ishte për Veliajn një nga shqetësimet kryesore që në fushatë e për këtë ai u zotua se do të gjente një zgjidhje me gjelbërimin vertikal.
 
Boeri
Stefano Boeri është arkitekti i njohur që ka ndërtuar në Milano dy kullat e njohura si "Pylli vertikal", një projekt që synon rigjenerimin e mjedisit edhe brenda qyteteve, një model i dendësimit vertikal të natyrës. Pyjet vertikale janë një model i ndërtesave të qëndrueshme të banimit në projekte të ripyllëzimit metropolitan. Kjo formë e pyllëzimit kontribuon në rigjenerimin e biodiversitetit. "Pylli vertikal" ose siç njihet ndryshe "Vertical Forest" është  ndërtuar në dy kullat me lartësi 110 dhe 76 metra gjatë viteve 2009-2014, me 900 pemë dhe mbi 2.000 bimëve si shkurre e bimë me lule.
 
UNLAB Plani Urbanistik i Tiranës ttp://www.unlab.net/   

arkitetkti italian

arkitetkti italian


Vizioni
Në propozimin drejtuar Agjencisë së Planifikimit të Territorit, studio UNLAB e Boerit thekson se “Vizioni për Tiranën reflekton gjerësisht çështjet urbane (afërsinë, problemet mjedisore dhe lëvizjen), duke ushqyer prodhimin e hapësirave përfshirëse, të aksesueshme dhe të qëndrueshme.

Duke iu referuar nocionit të Bordieu mbi kapitalin social dhe kulturor, e më së fundmi nocionin e Edward Soja-s mbi kapitalin hapësinor, të lidhur me të mirat e ardhura nga socialja (rrjeti), kulturorja (edukimi) dhe hapësinorja (mundësitë e vendndodhjes së strehimit/punës dhe lëvizshmërisë); rruga për t’iu drejtuar çështjeve urbane në Planin e Përgjithshëm Vendor është krijim, grumbullimi dhe shpërndarja e kapitalit/aseteve hapësinore (dhe sociale, kulturore), duke rritur aksesibilitetin, përmirësuar lëvizshmërinë dhe aksesin në burimet mjedisore. Me fjalë të tjera, duke siguruar porozitet dhe përshkueshmëri”.

arkitetkti italian

Poroziteti
Nocioni i porozitetit, vazhdon më tej studio fituese, i huazuar nga fizika por edhe letërsia (p.sh. Benjamin) është një mjet si analitik edhe projektues, dhe i referohet përqindjes së hapësirave të hapura në lidhje me hapësirat e ndërtuara dhe mundësisë të të paturit të flukseve të ndryshme (njerëzve, transportit publik, ujit, aktiviteteve, praktikave, ndryshimeve dhe gjelbërimit).

Poroziteti nuk përfshin vetëm zonat e gjelbra dhe tokën bujqësore, ose lote të braktisura e të papërdorura; por nënkupton mundësinë e ri-përkufizimit të hapësirave të pandërtuara në tërësi, sidomos hapësirën për lëvizshmëri. Për më tepër, poroziteti lidhet ngushtë me përshkueshmërinëm të përfaqësuar nga lidhjet ndërmjet “poreve”. Një qytet poroz është gjerësisht i aksesueshëm falë një strukture të transportit publik (një rrjet i përshkruar nga metafora e “sfungjerit”) dhe korridoreve biologjike të qendrueshme, si dhe, më shumë hapësirë për rrjetet produktive. “Në një fjalë, mund të sigurojë shpërndarjen e barabartë të kushteve infrastrukturore dhe mjedisore, dhe si rrjedhojë mundësinë e urbanes/vizimit”, thekson UNLAB.
 
arkitetkti italian


Boeri



Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë