Art, stilim dhe artitekturë, kështu ishte e konceptuar sfilata e studenteve të Fakultetit të Tekstilit, të cilat u mblodhën bashkë për të sjellë tendecat e reja në fushën e modës.

E veçanta e kësaj sfilate, e cila organizohet çdo vit në qershor nga stilistet e reja, ishte se veshjet që ato ekspozuan në sfilatë i demostruan në trupin e tyre. Ngjyrat e gjalla dhe ato të tokës të sjella në një kontrast të veçantë mbizotëronin në sfilatë.

sfilata

Njëra prej stilisteve të reja, Arlinda kishte përdorur një teknikë të veçantë për të sjellë në veshjet e saj të veçantën dhe atë që do të personifikoi atë në të botën e modës. Ajo kishte sjellë elementin e zinxhirit ekologjik në veshjet e saj duke e zbërthyer atë në një personifikim shumë domethënës, në zinxhirin e jetës.

sfilata

Binin në sy stilime ku arkitektura ishte zbërthyer në veshje dhe kontraste. Në rrjeta, gura, prerje të sinkronizuara me kohën dhe elementet e jetës. E, në tendencat e tyre spikatej e ardhmja e një pune që nuk do të rresht për to në fushën e stilimeve të veshjeve.
Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
 
sfilata