Mungesa e ambienteve për të arkivuar materialet gjyqësore ka bërë që në Gjykatën e Tiranës dosjet të ruhen në dyshemetë e dhomave të përshtatura si arkiv. Shqiptarja.com sjell fotot ku duket se si ruhen materialet në këto arkiva, të cilat brenda vitit 2016 pritet të transferohen në arkivin shtetëror të materialeve gjyqësore në Lundër.
Gjykatat shqiptare në vitin 2016 do të kenë një arkiv qëndror të unifikuar e cila do të funksiojë për t’i shërbyer qytetarëve dhe vetë sistemit të drejtësisë. Vendimi për ngritjen e arkivit shtetëror të sistemit gjyqësor është marrë në dhjetor të 2014 nga qeveria shqiptare ndërsa godina e arkivit të ri e cila do të jetë në Lundër në 2016 do të jetë funksionale.
Shqiptarja.com sjell fotot nga në arkivi i Gjykatës Penale të Tiranës ku dhe pse i konsideruari nga më të rregulltit, fotot tregojnë se si dosjet qëndrojnë të vendosura në dysheme, nga pamundësia e hasëpirave fizike.
Në këtë arkiv vendimet dhe dosjet gjyqësore datojnë prej 1950-së e deri në ditët e sotme, por mungesa e haëpsirave ka bërë që si zgjidhje të përdoren sallat e planifikuara më parë për procese gjyqësore.
Me ligj një dosje gjyqësore ruhet në afatin e 10 viteve me të gjitha materialet e saj, ndërsa pas 1 dekade bëhet asgjësimi pjesor i saj duke u arkivuar përgjithmonë vetëm si vendim i formës së prerë.
Pjesë e këtij arkivi pritet të jenë dosjet e proceseve gjyqësore dhe të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, ndërsa ky institucion do të jetë në vartësi të Ministrisë së Drejtësisë.
Vetëm përgjatë një jave nga statistikat e Gjykatës së Tiranës në sportelin e arkivës i shërbehet mbi 120 qytetarëve, fluks ky që me vënien në funksion të arkivës qëndrore do të lehtësojë administratën dhe hapësirat në këtë gjykatë.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.8%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 3329
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Biden pritet të heqë Kubën nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmin
14 Janar, 22:35
-
Rama apo Berisha? Cilin politikan besojnë shqiptarët më shumë, sipas sondazhit të Institutit Republikan Amerikan
14 Janar, 22:22
-
Pretendimet territoriale të Trump, Tafani: Është biznesmen dhe nuk e njeh gjeo-politikën! Fitoi simpatinë e republikanëve kur tha se e zgjidh luftën për 24 orë
14 Janar, 22:07
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
-
'Me ardhjen e Trump, Ukraina do humbasë territore', Galdini: 40% i kalojnë Rusisë, pjesa tjetër në pushtetin e mafies dhe krimit
14 Janar, 21:58
-
Ish-drejtori i Policisë: Si i prishi Sali Berisha, provat e 21 janarit
14 Janar, 21:54
-
Seanca për konfirmimin e kandidatit të zotit Trump, për postin e Sekretarit të Mbrojtjes
14 Janar, 21:43
-
'Repolitix'/ Ardhja e Trump, Meçollari: Premtimet e tij, ende mediatike! Galdini: U hap 'Kutia e Pandorës', për rendin e ri botëror! Tafani: Ka synime imperialiste
14 Janar, 21:34
-
Ministri gjerman i mbrojtjes viziton Ukrainën në shenjë përkrahjeje
14 Janar, 21:26
-
Kryeministri i ri i Francës: Do rinegociojmë planin për të rritur moshën e pensionit
14 Janar, 21:15
-
Uashington, masa të rrepta sigurie për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Trump
14 Janar, 21:02
-
Funksionari i Hamas tregon për Reuters: Ja pse po hezitojmë për marrëveshjen me Izraelin
14 Janar, 20:20