Materiale fetare të mirëfillta, të hierarkisë kishtare të kishës katolike, regjistra pagëzimi, por edhe materiale me rëndësi të madhe kulturore të fretërve të kishës katolike në Shqipëri, që kanë dhënë kontribut të madh për kombin tonë do të digjitalizohen. Drejtori i drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Ardit Bido pas nënshkrimit të marrëveshjes me ipeshkëvin e Rrëshenit, Dom Gjergj Metën, na tregon se dokumentet i përkasin kishës katolike nga shekulli i XVI deri në shekullin XX, viti 1967, vit kur regjimi komunist mori masa ekstreme ndaj komuniteteve fetare në vend.
“Nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme në disa aspekte. Në radhë të parë është korrigjimi i një vije të përbashkët, ku dokumentacioni që u është sekuestruar komuniteteve fetare u rikthehet në formë të digjitalizuar. Marrëveshja përfshin materiale nga viti XVI deri në vitin 1967”, thotë Bido.
Dom Gjergj Meta e krahason arkivin me një oqean. Por sipas tij, sikundër ka pasur ushtarë të regjimit komunist, që i kanë djegur materialet në vitin 1967 ka pasur edhe njerëz që i kanë ruajtur ato. Prandaj, Dom Gjergj Meta e konsideron arritje, që njerëzit do të kenë akses tek romani i parë shqiptar i Dom Ndoc Nikajt, tek dramat e poetit Gjergj Fishta dhe poezitë e Vinçenc Prendushi.
“Është një padrejtësi historike, që i është bërë kishës katolike edhe tani po riparohet nga Arkivi Qendror i Shtetit. Por, po rikuperohet edhe falë faktit se ka pasur njerëz të ndjeshëm që shumë dokumente i kanë ruajtur”, thotë Dom Gjergj Meta.
Digjitalizimi i dokumenteve të komunitetit katolik do të shërbejë që studiuesit të kenë mundësi për të rindërtuar edhe rishkruar historinë e mohuar nga regjimi komunist.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11378
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Romë/ Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave memorandum mirëkuptimi me simotrën italiane
13 Janar, 15:27
-
Nata festive e Vitit të Ri 2024-2025, Esencë-Report Tv ! Maratonë me 11 të ftuar dhe rreth 8 orë emision EKSKLUZIVE
31 Dhjetor 2024, 21:14
-
Drejtoria e Arkivave marrëveshje bashkëpunimi me Malin e Zi, Bido: Synojmë të arrijmë standardet ndërkombëtare
6 Dhjetor 2024, 14:28
-
“Era dhe lisi”, filmi i Besim Sahatçiut shfaqet në Tiranë. Prezantimi në kuadër të 80-vjetorit të çlirimit të vendit
27 Nëntor 2024, 13:15
-
Dita e Alfabetit/ Arkivat ekspozojnë 'Dorëshkrimet e Kadaresë' në Shkup
22 Nëntor 2024, 14:52
-
Pesë botime të reja studimore nga Drejtoria e Arkivave! Prezantohet edhe publikimi i revistës 'Arkivat Shqiptare'
19 Nëntor 2024, 14:54
-
Zgjedhjet në SHBA/ Babaramo në Report Tv: Demokratët pësuan humbje edhe në bastione! Bido: Trump, president atipik, ishte fytyra kryesore e garës
6 Nëntor 2024, 17:25
-
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell arkivin audiovizual online! Rreth 8 mijë kaseta për Enver Hoxhën të aksesueshme falas
1 Nëntor 2024, 20:47
-
Zgjedhjet e 4 gushtit! Ardit Bido në Report Tv: Në Himarë Tavo ka marrë zero vota nga grekët! Mesazhi ishte votë proteste kundër Vorio- Epirit
5 Gusht 2024, 19:27
-
E vërteta e 6 mijë votuesve në Himarë me karta të skaduara, nuk erdhën as në zgjedhjet e 14 Majit! Bido: Shërbimet i marrin në Greqi, s’u intereson ID shqiptare
5 Gusht 2024, 12:23
-
Bënë fushatë në Himarë me fotografinë e Spiromilos, Ardit Bido sfidon Nokën, Blushin e Boçin: A shihemi fundjavën tjetër djema?
4 Gusht 2024, 11:11
-
Ardit Bido: Dy fjalë për ministrin e ri të Mbrojtjes, Pirro Vengun
28 Korrik 2024, 20:00