Partia Lëvizja Bashkë me në krye Arlind Qorin janë mbledhur ditën e sotme përpara Kuvendit të Shqipërisë në protestë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama si dhe për të kundërshtuar buxhetin që pritet të miratohet këtë seancë plenare.
Qorit i janë bashkuar vetëm një grup qytetarësh, ndërsa pritshmëritë e tij ishin të mëdha. Arsyeja e protestës përpara Kuvendit të Shqipërisë, ndryshe nga opozitarët e tjerë që kanë ‘zaptuar’ bulevardin përpara kryeministrisë, është rikthimi i një prej organeve më të rëndësishme shtetërore, atë që i përket qytetarëve në nivelin e duhur.
Arlind Qori në emër të partisë së tij kërkon jo vetëm dorëheqjen e Ramës, por dhe të zv.kryeministres së pezulluar Belinda Balluku, duke e akuzuar qeverinë si të korruptuar.
“O Edi Rama ku i ke shokët”, “Populli në aksion për ligj dhe drejtësi”, “Edi Rama shko tek shokët”, janë thirrjet që dëgjohen jashtë Kuvendit nga anëtarët e partisë së tij.
Komente













Pas levizjeve te Salianjit tani Numri dy i opozites po kalon Arlind Qorri
Përgjigju