VLORE - Policia e Vlorës, gjatë një operacioni flagrant të koduar “Transparenca”, ka ndaluar 19 persona si dhe 9 automjete që lëviznin me xhama të zinj.

Gjatë këtij operacioni, ku është ushtruar kontroll në lokale, bilardo dhe pika bastesh, është arrestuar edhe një 30 vjeçar, të cilit i është gjetur një armë zjarri pistoletë. Në pranga ka rënë Henrik Hitaj, banues në Vlorë, i cili po lëvizte me automjetin e tij, tip “Benz E63” me targa  me xhama të zinj, si dhe me armë në çantën e krahut.

arme
(Në foto: Arma e zjarrit pistoletë e gjetur në çantën e krahut të Hekuran Hitajt)

Arma iu gjet gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, ku u ndalua fillimisht për automjetin e tij me xhama të zinj. Mësohet se për të gjitha mjetet u hoqën xhamat e zinj si dhe u morën masat administrative.

makine
(Në foto: Automjeti me xhama të zinj në pronësi të Hekuran Hitaj)

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)