4 persona u arrestua dje në aksin Krye-Bushat-Shkodër, pasi u kapën në flagrancë me armë dhe kanabis.

Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se në pranga është vënë 26 vjeçari Edmond Franja, 37 vjeçari Rezart Gjergji, dhe vëllezërit binjakë 22 vjeçarë, Armaldo e Albion Kola.

Në makinën tip Audi” me targë AA 141 KK, që drejtohej nga Rezart Gjergji, policia gjeti një pistoletë, një krehër me 8 fishekë dhe një çantë me kanabis me peshë 11.6 gr.

Ndërsa, gjatë kontrollit në banesën e Rezart Gjergjit, u gjet një qese tjetër me kanabis që peshonte 1.1 gr. Ndërsa, në banesën e vëllezërve Kola u gjetën edhe 30 fishekë pistolete. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)