Armand Duka shfaqet 24 orë pas humbjes, kreu i FSHF-së: Krenar për Kombëtaren, djemtë dhanë gjithçka

Armand Duka shfaqet 24 orë pas humbjes, kreu i FSHF-së: Krenar për Kombëtaren, djemtë dhanë gjithçka

Kombëtarja

Shqipëria humbi dje 2-1 me Italinë në Euro 2024 në ndeshjen e parë të Grupit B. 24 orë pas ndeshjes ka reaguar edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

"Çdo ditë duhet të jemi krenarë me Kombëtaren! Futbolli është i bukur, të bën të ëndërrosh dhe të besosh që gjithmonë ke mundësinë të fitosh. Besuam se mund të merrnim rezultat pozitiv ndaj Italisë, por nuk ia dolëm. Pavarësisht kësaj, të gjithë ne duhet të jemi krenarë për këtë skuadër, të gjithë duhet të jemi të lumtur që jemi pjesë e Euro 2024.

Djemtë dhanë gjithçka në fushën e lojës, u përpoqën të reagojnë dhe besuan deri në fund. Na duhet ta rikujtojmë që kjo skuadër është ajo që na solli në Europian dhe kjo skuadër do luftojë deri në fund për çdo pikë, pavarësisht kundërshtarëve të fortë. Le të kemi besim te këta djem, t'i mbështesim dhe të besojmë tek ata deri në fund.

Në Dortmund përjetuam emocione të papërshkrueshme. Në stadium, në rrugët e qytetit, shqiptarë nga e gjithë bota u bashkuan e treguan se jemi më europian se europianët dhe kjo na bën akoma më shumë krenarë. Falënderime pafund për tifozët tanë, që në Dortmund krijuan "murin" kuqezi në mbështetje të Kombëtares", shkruan Duka.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Naim: 16/06/2024 23:52

    Eshte ky miku i serbise ku e dha urdherin qe ta humbasin lojen e kthimit kunder serbve famekeq.0:2 mu ne mese te nenes shqiperi kjo humbje sdo harrohet kurre.kete e regjisoi ky miku i tyre.na poshtroi midise shqiperije

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Von der Leyen paralajmëron se do ta ketë prioritet zgjerimin, në prag të mandatit të dytë

Von der Leyen paralajmëron se do ta ketë prioritet zgjerimin, në prag të mandatit të dytë